Mustafa Spahiq: Sot Islami luftohet me Islam, Sunneti me sunnet…

27.11.2015

Mustafa Spahiq: Sot Islami luftohet me Islam, Sunneti me sunnet…


Mustafa Spahiq: Sot Islami luftohet me Islam, Sunneti me sunnet…

Intelektuali i mirënjohur boshnjak Mustafa Spahiq, në një intervistë televizive në temën, “Lufta kundër Islamit nëpër shekuj:

Gjendja e ummetit dje dhe sot”, ka theksuar, mes tjerash, katër faza të projekteve antiislame, tre prej të cilave janë të jashtme, kurse njëra interne, e brendshme: kryqëzatat (rreth dyqind vjet), kolonializmi, orientalizmi, dhe e katërta, faza më e rrezikshme, Islami luftohet me Islam, Kur’ani me Kur’an, sunneti me sunnet, hadithi me hadith, medhhebet (drejtimet juridike) me medhheb, fikhu (e drejta islame) me fikh, muslimanët me muslimanë, p.sh., sunnitë-shiitë, selefi/vehabi-hanefi/maturidi/esh’ari, etj, dhe këtë e ka cituar, në një shkrim të tij, profesori univerzitar, dr. Ali Pajaziti, publikuar në portalin “Tesheshi“.

“Sot kemi përplasjen mes Islamëve, mes versioneve të ndryshme të perceptimit dhe jetësimit të kësaj feje universale. Dhe kemi psikologjinë e dërrmuar të interpretimit të bëmave të njerëzve që thirren në fjalën e dëshmisë, por punët i kanë diametralisht të kundërta me të”, ka vazhduar profesori, Pajaziti.

/KBI-Bujanoc.com/

3197 Shikime