Turqia ka harxhuar 7,6 miliardë dollarë për refugjatët sirian

21.09.2015

Turqia ka harxhuar 7,6 miliardë dollarë për refugjatët sirian


Turqia ka harxhuar 7,6 miliardë dollarë për refugjatët sirian

Zëvendës kryeministri i Republikës së Turqisë dje informoi rreth mjeteve të harxhuara për përkujdesjen e refugjatëve sirianë. Sipas të dhënave zyrtare, Turqia ka harxhuar 7,6 miliardë dollarë, deri sa bashkësia ndërkombëtare ka kontribuar me 416 milion dollarë.

Nga zyra e komisarit të Bashkësisë Ndërkombëtare për refugjatë (UNHCR) është bërë me dije se momentalisht në Turqi janë të vendosur mbi dy milionë refugjatë.
Pas takimit të mbajtur në qendrën e qeverisë turke, në Ankara, zëvendës kryeministri Numan Kurtulmush, ka biseduar me gazetarët rreth përpjekjeve të Turqisë për përkujdesjen e refugjatëve nga Siria.
Turqia bën gjithçka është e mundur në përballimin e krizës së refugjatëve, potencoi zëvendës kryeministri, duke krahasuar edhe numrin e refugjatëve të përkujdesur në Turqi me atë në Evropë.
“Turqia ka përkujdesur rreth 2 milionë refugjatë, ndërsa në Evropë azil kanë kërkuar 428.735 njerëz. Informatat me të cilat posedojmë flasin se janë pranuar 158.000 kërkesa për azil. Në Detin Mesdhe për çdo ditë përmbytet një varkë apo anije me refugjatë, dhe për fat të keq, shumica e udhëtarëve mbyten, potencoi Kurtulmush.

“Evropa tani ka drejtuar politikën e ndërprerjes së anijeve të refugjatëve duke përdorur metoda johumane, deri sa Rojet bregdetare turke bëjnë gjithçka është e mundur për shpëtimin e refugjatëve”, njofton zëvendës kryeministri i cili njoftoi se rojet turke kanë shpëtuar 53.228 refugjatë.
“Gjatë pesë viteve të fundit, 5.950 refugjatë janë mbytur nga aksidentet dhe përmbytjet e anijeve në Detin Mesdhe.”
Duke folur rreth refugjatëve në Edirne dhe ata që presin në stacionin e autobusëve në Stamboll, Kurtulmush ka thënë: “Tentojmë ti bindim që të kthehen në kampet dhe heqin dorë nga udhëtimi, ngase asnjë shtet nuk është i gatshëm ti pranojë. Në Edirne momentalisht presin rreth 2.300 refugjatë…”
Refugjatët sirian nisin drejtë kufirit perëndimor të Turqisë
“Dëshiroj të jem krejtësisht i qartë.. Brenga më e madhe e jonë janë refugjatët me fëmijë të vegjël dhe foshnja. Asnjë shtet evropian nuk është deklaruar qartë rreth pranimit të tyre. Kudo qoftë të nisen i pret gaz lotsjellës dhe armatim. Do të mbeten pa bukë.
Në rast se nuk i pranojnë shtetet evropiane, do t’i transportojmë me avionë. Deri tani kemi kthyer nga kanë erdh 90 autobus me refugjatë. Nuk duhet t’u lejojmë të shkojnë në të panjohur”, përfundoi zëvendës kryeministri i Republikës së Turqisë, Numam Kurtulmush.

Burimi: TRT  Përktheu: Lutfi Muaremi

/KBI-Bujanoc.com/

2977 Shikime