Çfarë mund të bëni për të vdekurit gjatë ramazanit?

03.07.2015

Çfarë mund të bëni për të vdekurit gjatë ramazanit?


Çfarë mund të bëni për të vdekurit gjatë ramazanit?

“Gjëja më e mirë që mund ta bëni gjatë Ramazanit për të afërmit tuaj të cilët kanë ndërruar jetë është që në emër të tyre të jepni sadaka.”

Nënën time të ndjerë e kujtojë gjatë Ramazanit më shpesh se sa gjatë muajve të tjerë.

Në të vërtetë, ky muaj nuk është mëshirë vetëm për të gjallit, por edhe për të vdekurit ngase në këtë muaj bëhen më tepër bamirësi (nga të cilët kanë dobi edhe të ndjerit). E lus Allahun që ti mëshirojë ata dhe të na bashkojë me të dashurin tonë Muhammed Mustafanë në Xhennetu-l-Firdeus.

Me disa fjali të këtilla, ligjëruesi i mirënjohur Omer Sulejman na e tërhoqi vëmendjen për një vepër madhështore që mund ta kryejmë gjatë Ramazanit – dhënien e sadakasë në emër të tyre.

Dijetarët Islamik konsiderojnë se personi i cili ka ndërruar jetë ka dobi të madhe nga sadaka e thjeshtë (gjatë ndihmës së nevojtarëve, ushqimit të varfërve, ndihmesa e projekteve të dobishme, bursa e nxënësve dhe ndihma e jetimëve).

I ndjeri do të ketë dobi edhe nga sadaka e përhershme (xharije), përkatësisht në rast se në emër të tij vakëfizohet diçka, pa marrë parasysh nëse i ndjeri e ka lënë emanet ose jo para vdekjes. Si për shembull ndërtimi i xhamive, rrugëve, spitaleve, shatërvanëve apo diçka që do të jetë në dobi të njerëzve, dhe deri sa të zgjas ai hajrat (bamirësi), i ndjeri do të ketë dobi.

Transmetohet nga Aishe radiAllahu anha se erdhi një njeri te i Dërguari alejhis-selam dhe e pyeti: “O i Dërguar i Allahut, nëna ima papritmas ndërroi jetë, e sikur të thonte diçka, konsideroj se do të jepte sadaka. A do të ketë dobi ajo nëse në emër të saj ndajë sadaka?” I Dërguari alejhis-selam i tha: “Po!” (Buhariu)

Ebu Hurejre radiAllahu anhu transmeton se një njeri erdhi te i Dërguari alejhis-selam dhe i tha: “Më ka vdekur babai, dhe ka lënë pas vetes pasuri, ndërsa nuk ka lënë amanet – a do të ketë dobi nëse në emër të tij do të ndajë sadaka?” I Dërguari alejhis-selam i tha: “Po!” (Muslimi)

Të mos e harrojmë duanë dhe kërkimin e faljes së merhumëve, ngase i Dërguari alejhis-selam thotë: “Kur njeriu vdes i ndërpriten sevapet me përjashtim në tre raste: sadakaja e përhershme, dija e dobishme dhe fëmiu i mirë i cili do të lutet për të.” (Muslimi)

Burimi: Akos.Ba  Përshtati ; Lutfi Muaremi

/KBI-Bujanoc.com/

1975 Shikime