Këshilli i Bashkësis Islame në Bujanoc solidarizohet me lagjën e Trimave në Kumanovë

02.06.2015

Këshilli i Bashkësis Islame në Bujanoc solidarizohet me lagjën e Trimave në Kumanovë


Këshilli i Bashkësis Islame në Bujanoc solidarizohet  me lagjën e Trimave në Kumanovë

Me iniciativen e KBI-së Imamët e komunës së Bujanocit me ndihmën e xhemateve te tyre nëpër xhamit tubuan 2250€

Këshilli i Bashkësis Islame në Bujanoc në krye me kryetarin Sulejman ef.Fejzullahu si dhe Sevder ef. Bajrami , Berat Alimi dhe Izeir Destani sotë vizituan zonën e shkatërruar nga aksioni policor në lagjen e Trimave në Kumanov .
Fillimisht u drejtuan në muftinin e Kumanovës ku u priten nga kryesia e kësaj muftinie ku u bisedua rreth ngjarjes së lagjës Trimave dhe njëherit u diskutua rreth procedurës së ndihmave .
Parat nga xhematet e xhamive që u tubuan në ditën e Xhuma me iniciativën e Imamëve të autorizuar nga KBI iu dorzun arkatarit të muftinis së Kumanoves Shaban ef. Asllani nga arkatari i KBI-së Berat ef. Alimi.
Muftinia e Kumavovës na njoftoi se kur të purfundoj procedura e tubimit të parave nga të gjitha muftinit në teritorin e Repiblikës së Maqedonis do ti dorzohen të gjitha parat së bashku familjarëve të dëmtuar në lagjen e Trimave në bashkpunim me komisionin për vlersimin e dëmeve.
Pas përfundimit të kësaj vizite u takuam me Imamin e lagjes së Trimave Elasja Mahmudi i cili na informoi më detalisht rreth ngjarjes së fundit në lagjen e Trimave.
Pasi arritëm në lagjen e Trimave fillimisht u takuam me Komision e formuar për vlersimin e dëmeve me rastin e kësaj taregjdie duke vazhduar më pastaj pikrisht në vendin ku ëshë realizuar aksioni policor , përsëafërmi pam pamje tmerruese shtëpi të shkatrruara totalisht ,familjar të trishtuar e të piklluar nga tragjedia që u kishte ndodhur.
Në teren arriti edhe ekipi i Televizionit lokal Festa në krye me drejtorin e saj Nexhat Aqifi, kryetari i KBI-së Sulejman ef. Fejzullahu dha një intervist rreth ngjarjes dhe solidarizimit të banorve të komunës së Bujanocit me rastin e tragjedis së fundit në Kumanov, edhe imami Eljasa ef. Mahmudi gjithashtu tha disa fjal ku falënderoi kryesin e Bashkësis Islame të Bujanocit për vizitën dhe ndihmën që ia ofruan , dhe në fund vizituam të gjitha shtëpit në shoqërim me Muftiun e Kumanovës Abedin ef. Imeri dhe refernti i tij Sadulla Abdullahi si dhe disa banor të lagjes.
E lusim Allahun xh.sh që tua lehtësoj gjendjen banorëve të dëmtuar rëndë ,falenderojm besimtarët e komunës së Bujanocit të cilët në çdo moment i përgjigjen aksioneve të tilla humanitare duke lutur Allahun xh.sh që të i shpërblej me te mirat e Tij të pa numërta.
/KBI-Bujanoc.com/

2176 Shikime