Namazi ndërmjet Ezanit dhe farzit të namazit të akshamit

07.05.2015

Namazi ndërmjet Ezanit dhe farzit të namazit të akshamit


Namazi ndërmjet Ezanit dhe farzit të namazit të akshamit

Pyetje: Siç e dini, në Arabinë Saudite, namazi i Akshamit, zakonisht falet dhjetë minuta pas thirrjes së ezanit. Ditët e fundit vërejta një Hadith të Pejgamberit alejhis-selam në të cilin thuhet: “Askush nuk duhet të ulet në xhami pa mos i falë dy rekatë.” (Të gjithë transmetuesit bien dakord). Gjithashtu unë kam dëgjuar edhe një Hadith i cili në gjuhën shqipe mund të interpretohet si vijon: “Lutja ndërmjet Ezanit dhe Ikametit pranohet gjithmonë.” A nënkupton kjo se ne duhet dhe mund të falim dy rekatë namaz pas ezanit të akshamit përpara se të fillojë namazi me xhemât?

Përgjigjja: 

Muhammedi, paqja dhe shpëtimi qoftë mbi të, ka theksuar shumë hadithe ku thuhet se namazi i akshamit duhet të falet sa më shpejtë të jetë e mundur pas perëndimit të diellit. Në bazë të kësaj, juristët Hanefi janë të qëndrimit se namazi i akshamit duhet të kryhet menjëherë pas ezanit, pa ndërhyrje të ndonjë namazi nafile (vullnetar) në mes.

Megjithatë, juristët e tjerë janë të mendimit se është e këshillueshme të falen dy rekatë namaz nafile para namazit të akshamit. Praktika aktuale në Mekke dhe në Medine bazohet në qëndrimet e mëvonshme.

Tani hapësira kohore prej rreth 10 minutash për çdokënd që falet në Harem mund të shërbejë si mundësi për faljen e dy rekateve para namazit me xhemât, dhe kjo nuk kundërshtohet me Sheriatin, madje edhe sipas shkollës juridike Hanefite, ngase ata preferojnë përmbajtjen nga namazi nafile para akshamit me qëllim që sa më parë të filloi namazi i obligueshëm (farzi).

Mirëpo, kur namazi farz falet me vonesë siç është praktika në Harem, është e pakuptimtë të humbet mundësia e faljes së namazieve nafile. Që domethënë, mund të falet në rast se e kryen namazin në Harem.

Fetvatë nga: Mufti Muhamed Teki Usmani

Përshtati: Lutfi Muaremi  /KBI-Bujanoc.com/

1046 Shikime