Ndërroi jetë molla Zejnullah Bakiji, imam i xhamisë së Bilaçit

27.04.2015

Ndërroi jetë molla Zejnullah Bakiji, imam i xhamisë së Bilaçit


Ndërroi jetë molla Zejnullah Bakiji, imam i xhamisë së Bilaçit

Ditën e shtunë, në ora 04:00 e mëngjesit, pas një sëmundjeje të shkurtër, ndërroi jetë imami i xhamisë së fshatit Bilaç, komuna e Bujanocit,

Zejnullah Bakiji,ishte antar i KBI-së Bujanoc i cili shërbeu edhe si imam i xhamisë ne fshatin Bilaç jo më pak se tri dekada konkretisht, për 31 vjet me radhë,

Banorët e Luginës së Preshevës e më gjerë e njohën si një hoxhë, i cili gjithmonë ishte në shërbim të popullatës në të mirë të këtyre trevave në të gjitha drejtimet. Gjeneratave ua kaloi vendosmërinë për uniteti, bashkim, besim, mirësi dhe mbarësi. Pa dyshim se përveç familjes, ky dijetar, ky teolog i cili shërbeu jo më pak se mbi tri dekada, do t’i mungojë edhe fshatit të tij dhe gjithë banorëve të Luginës.

Veprat e tij të mira që i ka pasur nuk do të harrohen për jetë të jetës dhe do të kujtohen brez pas brezi, ato do të jen fanar i së ardhmes.

I ndjeri lindi më 8.6.1946, ndërsa ndërroi jetë diten e Shtune më 25.4.2015.

Varrimi i të ndjerit behet sot pas namazit te ikindis në varrezat e fshatit Bilaç e ngushëllojmë familjen e të ndjerit Bakiji, miqtë e tij, shokët dhe gjithë banorët e fshatit Bilaç dhe gjithë Luginës së Preshevës.

/KBI-Bujanoc.com/

 

1759 Shikime