Vera, ukrainasja e parë që pranoi Islamin dhe u bë hafize

25.03.2015

Vera, ukrainasja e parë që pranoi Islamin dhe u bë hafize


Vera, ukrainasja e parë që pranoi Islamin dhe u bë hafize

Vera, është një vajzë nga Ukraina e cila para 17 viteve ka pranuar Islamin. Nga dita që kur e ka pranuar Islamin, ajo ka pasur dëshirë të mësojë Kuranin përmendsh. Dhe pas 17 viteve këmbëngulje, kjo dëshirë iu plotësua. Ajo është bërë ukrainasja e parë që ka mësuar Kuranin përmendsh

Vera apo Iman, emër që mban tani, në fillim nuk ka pasur për qëllim ta mësojë Kuranin përmendsh. Konsideronte se, edhe nëse e mëson Kuranin përmendsh, pa e ditur gjuhën arabe nuk do të jetë një sukses.

Iman na tregon: “Burri im mi lexonte ajetet, ndërsa unë i thosha pas tij, mirëpo me shumë vështirësi sepse vokali arab ishte shumë i rëndë për mua.”

Ajo më tej vazhdon dhe thotë: “Fillova ta mësoj gjuhën arabe, i shkruaja ajetet i përktheja që në këtë mënyrë t’i mësojë me kuptim. Kjo zgjati shumë sepse në atë kohë isha studente.

“Mësimi i gjuhës arabe më ndihmoi sepse i kuptoja ajetet e Kuranit dhe i mësoja më mirë. Pasi mësova gjuhën arabe, Qendra Islamike në Kiev më përgatiti një program për mësimin e Kuranit përmendsh. Nëpërmjet këtij programi parashikohej që Kuranin ta mësoj për nëntë muaj. Dhe falënderimi i takon Allahut unë e mësova Kuranin përmendsh.”

Pasi që e mësoi Kuranin përmendsh, kjo muslimane nga Ukraina, dëshiroi që edhe tjerët t’i mësojë ta lexojnë Kuranin. Edhe në fushën e da’ves është shumë aktive. Që nga ditët e para të pranimit të Islamit me sebepin e saj Islamin e pranuan edhe nëna, vëllau dhe katër motrat e saja, edhe pse të gjithë ishin rritur në një familje të përkushtuar katolike.

Xhana është një vajzë që ka pranuar Islamin para Imanit. Ajo tregon: “Njohja ime me Imanin (Verën) bëri që unë të fillojë t’i respektoj muslimanët si njerëz me parime. Gjatë shoqërimit me të unë e desha Islamin dhe e pranova si rrugë të jetës sime.”

Iman thotë se ka dëshirë të madhe t’i njoftojë njerëzit me Islamin. Sipas mendimit të saj, mënyra më e mirë e Da’ves është sjellja e mire me njerëzit . 

/KBI-Bujanoc.com/

1763 Shikime