Le ta shoh Allahu i Madhërishëm se në cilën anë jam

20.03.2015

Le ta shoh Allahu i Madhërishëm se në cilën anë jam


Le ta shoh Allahu i Madhërishëm se në cilën anë jam

Gjatë kohës së Sulejmanit a.s një ushtri armike me katapultë goditi një xhami e cila u kaplua nga zjarri. Njerëzit vrapuan mekova për ta shuar zjarrin, ndërsa edhe një

milingonë  nga ushtria e Sulejmanit e cila u gjind në atë vend vrapoi për ta shuar zjarrin në xhami, duke marrë pika uji që binin nga kovat e njerëzve që vraponin për të ndihmuar! Milingonat tjera filluan ta përqeshin duke e pyetur se çfarë dobie kanë ato pika uji kur zjarri është ndezur aq shumë, ndërsa milingona u përgjigj: “Nuk është me rëndësi ajo! Me rëndësi është që Allahu dhe melekët e Tij si dhe besimtarët ta shohin se në cilin anë jam! Subhanallah!

“Thuaj: Punoni, se Allahu, i Dërguari i Tij dhe besimtarët do të shohin punën tuaj. Së shpejti do të ktheheni tek Ai që di të dukshmen dhe të padukshmen e Ai do t’ju njoftoj për atë që keni bërë.” (Tevbe, 105).

Le të marrim mësim nga kjo milingonë dhe të jemi në anën e Allahut, melekëve të Tij, në anën e të Dërguarit të Allahut dhe të besimtarëve! Amin./KBI-Bujanoc.com/

3399 Shikime