Vizitë e Këshillit të bashkësisë islame të Bujanocit në Tetovë dhe Gostivar

13.03.2015

Vizitë e Këshillit të bashkësisë islame të Bujanocit në Tetovë dhe Gostivar


Vizitë e Këshillit të bashkësisë islame të Bujanocit  në Tetovë dhe Gostivar

Të enjten më 12 mars, një delegacion i Këshillit të Bashkësisë islame të Bujanocit, i përbërë nga: Sulejman Fejzullahu - kryetar, Ragmi Destani - kryeimam, Sevder bajrami - sekretar dhe Berat Alimi - arkatar; vizituan Myftininë e Gostivarit dhe të Tetovës. Fillimisht u pritën në Myftininë e Gostivarit nga Myftiu hfz. Shaqir Fetahu, me bashkëpuntorët prof. Sherif Dehari, ef. Sabaudini dhe të tjerë.

U bisedua rreth zhvillimi të jetës fetare në Gostivar dhe se si ata kishin bërë një rregullim të mirë të organizimit të jetës fetare , si në aspektin administrativ, atë financiar dhe fetar.

Gjithashtu edhe nga ana e delegacionit të KBI- të Bujanocit, u njoftuan për zhvillimin e jetës fetare dhe aktiviteteve fetare, që zhillon KBI ma departamentet e të rinjëve dhe të gruas. Gjithashtu edhe për problemet e organizimit fetarë që ekzistojnë në Luginë të Preshevës.

Pas kësaj vizite delegacioni i KBI ishte në të pame për ngushëllime te familja e referentit të myftinisë

Ef. Xhevatit, i cili ndërroi jetë të martën e kaluar.

Në fund të vizitës, ky delegacion u nderua me një drekë pune, që i priu Prof. Sherif Dehari.

Pas Gostivarit, vizita vijuese e paralajmëruar ishte në Myftininë e Tetovës, ku u pritën ngrohtësisht nga kolegët atje.

Në këtë takim, ata i uruan myftiut të ri të sapozgjdhur dr. Qani Nesmit detyrën e re dhe i dëshiruan  shëndet dhe suksese në punë.

Gjithashtu edhe këtu u duskutua për organizimin  e jetës fetarë si në Tetov, ashtu edhe në Bujanoc, dhe shkëmbimin e përvojave në aspektin e organizimeve fetare e të tjera.

Pasi që qëndruan për rreth dy orë në mikëpritjen vëllazërore me Myftiun Qani Nesimi, sekretarin Namik Xhaferi, dhe kryeimamin ef. Ejupin, delegacionit të KBI-së iu shtrua një darkë, në restoran Sharri në kodrën e diellit në tetovë (popova shapka).

Pas kësaj, e falën namazin e akshamit , më pas edhe Jacinë  në xhaminë e pashës në tetovë, dhe vazhduan rrugën për në Bujanoc duke iu mbetur në kujtesë kjo mikëpritje shumë vëllazërore, si në Gostivar, ashtu edhe në Tetovë, ku Delegacioni i KBI-së i falënderon shumë për këtë, dhe i fton ata që ta vizitojnë Bujanocin./KBI-Bujanoc.com/

2348 Shikime