Shkencëtarët rekomandojnë panxharin për uljen e tensionit të gjakut

04.03.2015

Shkencëtarët rekomandojnë panxharin për uljen e tensionit të gjakut


Shkencëtarët rekomandojnë panxharin për uljen e tensionit të gjakut

Një gotë lëng panxhari në ditë mund të ulë tensionin, thonë shkencëtarët britanik, të cilët kanë vërtetuar që një gotë e këtij lëngu redukton tensionin për 10 milimetra të treguesit të zhivës, dhe në rastet e disa të testuarve tensioni ulet në vlerat normale.

Sipas rezultateve të publikuara në revistën “Hypertension” nitratet nga panxhari zgjerojnë damarët e gjakut çka ndihmon qarkullimin e gjakut. Shumë persona me angina pectoris përdorin ilaçet në bazë të nitrateve për të lehtësuar simptomat e sëmundjes së tyre, transmeton Koha.net.

Shkencëtarët nga Barts Health HNS Trust dhe Fakulteti londinez i mjekësisë të cilët me vite kanë hulumtuar ndikimin e panxharit në uljen e tensionit të gjakut paralajmërojnë në një efekt të mundshëm anësor të konsumimit të panxharit –urina merr ngjyrë rozë.

Në natyrë nitrate ka në tokë nga ku e marrin bimët të cilave u nevojitet për rritje.

Udhëheqësja e hulumtimit Amrita Ahluwalia thotë se si ekipi i saj ka qenë i befasuar se sa pak nitrate janë të nevojshme për efekt aq të fuqishëm në tension, përcjell BBC. Hulumtimi është kryer në 15 vullnetarë.

“Shpresojmë që rritja e konsumimit të perimeve me përqindje të lartë të nitrateve si perimet e gjelbra ose panxhari, që lehtë mund të aplikohet si ndryshim i stilit të jetesës, do të përmirësojnë shëndetin kardiovaskular”, shton Ahluwalia. /KBI-Buanoc.com/

2771 Shikime