EUTANAZIA ( ‘vrasja e mëshirshme‘ )

23.02.2015

EUTANAZIA ( ‘vrasja e mëshirshme‘ )


EUTANAZIA ( ‘vrasja e mëshirshme‘ )

Eutanazia është: Kur i sëmuri kërkon nga mjeku që t’ia merr shpirtin për shkak të dhimbjeve të padurueshme,, Ose vetë mjeku vendos, që për këtë të sëmurë është më së miri që të vdes se sa të jetojë i paaftë ose me dhimbje të mëdha.

Allahu i lartëmadhëruar është më i mëshirshëm se çdokush tjetër për robin e Tij, bile Ai është më i mëshirshëm për njeriun se sa prindërit e tij dhe të gjithë njerëzit.

Allahu në Kuran Thotë: “” Zoti juaj është Një, nuk ka Zot pos Atij ( Ai është ) i gjithmëshirshëm mëshirues””. El Bakare  163.

Dhe thotë në një ajet tjetër: “” E mëshira Ime ka përfshirë secilin send “”. El earaaf  156.

Ajetet për këtë kuptim në Kuran janë të shumta, gjithashtu me shumicë janë edhe hadithet e Muhamedit a.s.

Trupin të cilin ia ka dhënë Zoti njeriut, nuk është pronë e tij që të vepron me të si të don, por është emanet që do të jep llogari për të, para krijuesit të tij Allahut të lartëmadhëruar në ditën e kijametit.

Allahu në Kuran thotë: “” Dhe mos e hidhni veten në rrezik, dhe bëni mirë, se me të vërtetë Allahu i do bamirësit””.  El bakare  195.

I sëmuri i cili kërkon nga mjeku që t’ia përfundon jetën e tij më këtë mënyrë ose tjetër, llogaritet vetëvrasës.

Transmeton Ebu hurejre se i dërguari i Zotit Muhamedi a.s. ka thënë:

“ Kush kërcen nga lartësia e malit dhe e mbyt veten e tij, ai është në zjarrin e xhehenemit i përhershëm në të.

Dhe kush pin helm dhe e mbyt veten e tij, do të jetë me helm në dorë në zjarr të xhehenemit i përhershëm në të.

Dhe kush e mbyt veten me ndonjë hekur, hekuri në dorëne tij do t’ia shpojë barkun e tij në zjarr të xhehenemit i përhershëm në të”  Transmeton Buhariu.

 

E nëse mjeku ia përfundon jetën  të sëmurit që e sheh të arsyeshme për shkaqe të ndryshme si; dhimbjet e mëdha, gjendja komi etj.,  kjo llogaritet vrasje e padrejtë dhe me qëllim.

Allahun në Kuran thotë: “” Kush e mbyt një besimtar me qëllim, dënimi i tij është xhehenemi, i përhershëm në të, Allahu është i hidhëruar ndaj tij, e ka mallkuar atë, dhe i ka përgatitur dënim të madh””.  En nisaë   93.

 

Kurse Muhamedi a.s. për këtë kuptim thotë:  “ Nuk lejohet vrasja e myslimanit i cili dëshmon se nuk ka zot tjetër pos Allahut dhe se unë jam i dërguari i Allahut përveç se në tri raste:

Nëse ka vrarë njeri, i martuari lavir dhe ai i cili largohet nga feja dhe e len islamin”.

 

Pra, EUTANAZIA, qoftë nëse e kërkon i sëmuri, apo e parasheh dhe e realizon mjeku, ndalohet rreptësisht, dhe llogaritet prej mëkateve të mëdha.

Mjeku i cili e bënë këtë duhet ta ketë parasysh thënien e Muhamedit a.s.: “Mos iu përgjigj asnjë krijese aty ku i bëhet mëkat krijuesit”.

Sado që i sëmuri ta kërkon këtë përfundim të jetës, mjeku në asnjë mënyrë nuk duhet t’i përgjigjet, që ta mbysë një shpirt për të cilin do të jep llogari të vështirë para Allahut të lartëmadhëruar në ditën e kijametit.

 

Qendra për fetva Egjipt

Përshtati: Mr. Ragmi Destani. /KBI-Bujanoc.com/

1333 Shikime