Aid El-Karni: Hatibët saudian nuk janë shumë të aftë

13.02.2015

Aid El-Karni: Hatibët saudian nuk janë shumë të aftë


Aid El-Karni: Hatibët saudian nuk janë shumë të aftë

Sipas gazetës “Sabq”, daiu i njohur saudian Dr. Aid El-Karni e ka pranuar se hutbet që i mbajnë hatibët në xhamitë saudiane janë shumë të dobëta dhe nuk kanë ndikim në shoqërinë saudiane, duke potencuar se hutbet mbahen nga njerëz të pakualifikuar, raporton saff.ba.

Mes tjerash Aid El-Karni ka thënë: “Në përgjithësi hutbet në xhamitë saudiane janë shumë të dobëta për shkak se kemi një numër të vogël të hatibëve të aftë në vendin tonë. Kam prezantuar në shumë xhami tona dhe kam vënë re se hatibët në predikimet e tyre aspak nuk fokusohen në tema të rëndësishme dhe aktuale, e as që përdorin metoda që do të kishin lënë përshtypje tek dëgjuesit.

Andaj kërkoj që në Saudi të hapen qendra të veçanta arsimore, respektivisht institute për trajnimin e predikimit. Tek ne në përgjithësi niveli i predikimit është i ulët për dallim nga Turqia, Egjipti dhe Indonezia, ku ekzistojnë qendra të specializuara për trajnimin e hatibëve, të cilët më vonë janë të gatshëm të mbajnë hutbe kualitative para masës. Për fat të keq kemi hatib të cilët i kanë kaluar edhe të shtatëdhjetat, ndërsa edhe më tej nuk janë shumë të aftë në predikim”.

/KBI-Bujanoc.com/

1965 Shikime