Vëllazeria Myslimane: Mbreti i ri i Arabisë Saudite, erë e re e politikës

05.02.2015

Vëllazeria Myslimane: Mbreti i ri i Arabisë Saudite, erë e re e politikës


Vëllazeria Myslimane: Mbreti i ri i Arabisë Saudite, erë e re e politikës

Pranimi i Mbretit Salman në Arabinë Saudite ka ofruar "rreze shprese" në mes të të internuarve të Vëllazërisë Myslimane.

Vëllazëria Myslimane në Katar thotë se "erërat politike në Lindjen e Mesme kanë filluar të zhvendosen në favor të tyre", veçanërish me mbretin e ri të Arabisë Saudite.

Mbreti Salman është më shumë në favor të fesë sesa paraardhësi i tij Abdullah, i cili është parë si më pak miqësor ndaj grupit. Por analistët dhe diplomatët në Riad thonë se cilido sistemim i politikës në Arabi, i jep gjasa minimale Vëllazërisë.

Anëtarët e Vëllazërisë në Doha tashmë duket se kanë filluar testimin se sa mbreti i ri do ta toleroj grupin e cili nuk është i mirëpritur në Arabi Saudite.

 "Ka shpresa më të mëdha, gjërat po ndryshojnë rreth nesh me udhëheqësit e rinj që vijnë në pushtet dhe është koha që ne ta sqarojmë të vërtetën ashtu siç është ," tha një i anëtar egjiptian i Vëllazërisë në Katar.

Vëllazëria, një nga grupet muslimane më të organizuara dhe më me ndikim në botë, është parë si kërcënim nga disa monarki të Gjirit arab sepse ajo sfidon parimin e sistemit të tyre dinastik të sundimit, por disa anëtarë të shquar janë larguar duke kërkuar strehim te Katari. /KBI-Bujanoc.com/

1667 Shikime