Turqia, vendi më bujar në botë

28.01.2015

Turqia, vendi më bujar në botë


Turqia, vendi më bujar në botë

Turqia ka tejkaluar shumë vende në aspektin e ndihmës humanitare të shpërndarë në të gjithë botën.

Turqia ka mirëprotur refugjatët sirianë të ikur nga lufta civile, palestinezët që vuajnë nga ofensiva izraelite në Gaza, jazidët, të cilët kanë ikur nga përleshjet midis ISIS dhe luftëtarët kurdë në qytetin kufitar Kobani.

Turqia ka shpërndarë një sasi të madhe të ndihmave humanitare në mbarë botën dhe ka tejkaluar madje se SHBA-të, thuhet në deklaratë.

Duke u ndalur në raportin e OKB-së që tregon vendet të cilat ofrojnë më së shumti ndihmë në të gjithë botën, vendet më bujare ishin SHBA, Britania e Madhe dhe Turqia respektivisht në  vitet 2012 dhe 2013.

“Por, sipas shifrave në 2013, kur ne shikojmë produktin kombëtar bruto, Turqia është vendi i cila ka dhënë ndihmë më së shumti, thuhet në raport.”

“Turqia është duke ndihmuar jo vetëm për Siri dhe Irak, por edhe në Filipine, Bosnjë dhe Gaza, Somali dhe Afrikë,” shton raporti.

Turqia ka dhënë qindra miliona dollarë në Siri dhe Irak, si dhe vendet e tjera të goditura nga krizat apo fatkeqësitë natyrore që nga viti 2012.

/KBI-Bujanoc.com/

1406 Shikime