Nuk duhet të lejojmë që të fyhet Islami dhe Muhamedi a.s.

14.01.2015

Nuk duhet të lejojmë që të fyhet Islami dhe Muhamedi a.s.


Nuk duhet të lejojmë që të fyhet Islami dhe Muhamedi a.s.

Mr.Ragmi Destani

Nëse ne i kemi gjykuar vrasjet në Paris, kjo nuk do të thotë se pranojmë që mediat perëndimore të fyejnë Islamin, muslimanët dhe Muhamedin a.s.
Ngjarja në Francë edhe sipas disa analistëve nëpër media, ka dyshime të shumta; si thënia Allahu ekber gjatë vrasjeve që nuk i përgjigjet shprehjes nga një arab, pastaj vrasja e policit Mysliman ku asnjë pikë gjaku nuk u gjet në vendin e vrasjes me gjithë ata plumba, pastaj vrasja e të dyshuarve pa asnjë gjykim për të vërtetuar se a ishin ata apo jo, vetëvrasja e hetuesit për vrasjet, dhe disa dyshime të tjera që po qarkullojnë nëpër media etj.

Nga të gjitha këto, edhe pse paraprakisht ishte një provokim i rëndë për muslimanët nga kjo revistë, të gjithë myslimanët e botës shprehën keqardhje për këto vrasje dhe i dënuan ato. 
Të gjitha institucionet fetare islame e shprehën qartë se kjo nuk ka të bëjë me islamin, dhe se islami nuk i pranon këto vrasje,, por përkundër kësaj, qeveritë perëndimore dhe mediat e tyre sikur në mënyrë të qëllimshme përdorën termin terroristët islamik!!!!??

Revista Charlie Hebdo dhe të tjerat, në vend se të marrin mësim nga gabimet e veta, të mos i provokojnë 1.7 miliardë mysliman, ata në mënyrë të qëllimshme po provokojnë që të nxisin edhe më shumë konflikte të cilat po i’u shërbejnë politikav të shteteve të tyre.

Muslimanët e gjithë botës nuk e pranojnë dot që të i’u fyhet feja e tyre e as profeti i tyre.
Ne nuk do ta fyejmë Profetin e tyre Isa a.s. sepse nuk është kulturë islame, dhe se Isa a.s. është Profet edhe i yni.
Por ne kemi shumë fakte dhe foto për pedofilinë e priftërinjëve të tyre dhe skandale të ndryshme seksuale dhe të tjera që ndodhin në kishat e tyre,, dhe mund që edhe muslimanët të fillojnë provokime të natyrave të ndryshme ndaj tyre.
Edhe pse ata janë të parët që provokojnë me ofendime Islamin, muslimanët dhe Muhamedin as. , në të kundërtën, as Islami në mësimet e tij, as muslimanët e as Muhamedi a.s. nuk i sulmuan e as nuk i provokuan kurrë krishterët, e as fetë e tjera.

Obligim i të gjithë muslimanëve të botës është që:

1. Të mos biem në provokimet e tyre të dhunës, që i sherbejnë politikave të 
shteteve të tyre.
2. Ta duam edhe më shumë, Fenë tonë dhe Profetin tonë Muhamedin a.s.
3. Të shpërndajmë sa më shumë, fakte nga morali i Muhamedit a.s. ndaj 
muslimanëve dhe ndaj jomuslimanëve.
4. Intelektualët musliman me kompetencë, të shfaqin qëndrim të qartë me 
intelektualët e perëndimit dhe të komunikojnë mes veti për këto çështje.
5. Politikanët e shteteve islame të reagojnë politikisht për këto ofendime që u bëhen 
qytetarëve të tyre. 
6. Ekonomia Islame nëpër banka e tjera, kanë mundësi që përmes parave të tyre të 
ndikojnë te këto shtete.
7. Të bojkotohen produktet franceze dhe shteteve të tjera që i përkrahin këto 
provokime,, (sikur që iu bë 
Danimarkës kur i publikuan karikaturat për herë të parë).
8. Vatikani duhet të ketë rol dhe qëndrim për këto fyerje dhe shpifje që e prishin 
tolerancën fetare,,
e jo vetëm të kërkon pa të drejtë mbrojtjen më tepër të krishterëve në Azi dhe 
Afrikë.  /KBI-Bujanoc/

1978 Shikime