Organizim fetar në Bujanoc për nder të Lindjes së Muhamedit a.s.

10.01.2015

Organizim fetar në Bujanoc për nder të Lindjes së Muhamedit a.s.


Organizim fetar në Bujanoc për nder të Lindjes së Muhamedit a.s.

Në sallën e madhe në shtëpinë e kultures në Bujanoc, më 9 janar 2015 pas namazit të xhumasë; Departamenti i të rinjëve dhe i gruas pranë Këshillit të Bashkësisë Islame në Bujanoc organizoi manifestimin tradicional fetar kushtuar datëlindjes së Muhamedit a.s.

Edhe pse ishte moti i ftohtë, qytetarët e Komunës së bujanocit ishin tubuar me shumicë për të ndjekur

këtë organizim për nder dhe dashuri të Pejgamberit të tyre.

Përveç kryesisë së KBI të Bujanocit dhe imamëve  të kësaj komune, këtë manifestim gjithashtu e ndoqën edhe përfaqësues nga komuna e Bujanocit, kuvendi komunal, Kryetari i këshillit nacional z. Jonuz Musliu, drejtorë të resoreve pranë komunës së Bujanocit, drejtorë të shkollave.

Drejtori i  RTV Bujanoci, Mediat elektronike dhe të shkruara ,, Pastaj Përfaqësue nga Bashkësia Islame e Kosovës, Këshilli i Bashkësisë islame të Preshevës, Imamë nga komuna e Kamenicës, e të tjerë.

Programi ishtë mjaft i begat: Në fillim një pjesë nga Kurani e lexoi Xhelal Jakupi imam në lluçan, kurse pas kësaj hapjen e këtij manifestimi e bënë Nevzad Lutfiu Kryetar i departamentit të të rinjëve dhe Lindita Murati Kryetare e departamentit të gruas pranë KBI të Bujanocit.

Përshëndetjen e të pranishmëve e bëri Kryetari I Këshillit të Bashkësisë Islame në Bujanoc  Sulejman ef. Fejzullahu, i cili pasi i përshëndeti të pranishmit, foli edhe rreth disa nga cilësitë e Muhamedit a.s. dhe rëndësinë e e organizimeve fetare për këto ngjarje dhe ndikimin pozitv që kanë këto organizime në kulturën islame te muslimanët e në veçanti tek të rinjtë.

Pragrami më pas vazhdoi me Ilahi, monologje, këshilla të Muhamedit a.s. të prezantuara nga aktivistët

 e Departamenteve si: Adil Taipi, Besir Fejzullahu, Alejna Tashiti Dionesa Ebibi e të tjerë.

Kurse në fund u prezantua një dokumentar i përgatitur nga KBI për jetën dhe misionin e Muhamedit a.s.

Pas dokumentarit program mori fund ku Pjesmarrësit u ndanë shumë të kënaqur dhe emocionuar./KBI-Bujanoc.com/

1787 Shikime