Ja si u themelua kalendari musliman

01.01.2015

Ja si u themelua kalendari musliman


Ja si u themelua kalendari musliman

Në jetën e Muhammedit (a.s.) katër ngjarje do të mund të merreshin si rast për fillimin e erës islame.

Këto ngjarje janë: Lindja e Muhammedit (a.s.), fillimi i shpalljes, hixhreti dhe vdekja e Muhammedit (a.s.). Në mesin e shumë propozimeve, Aliu r.a. doli me propozimin që hixhreti të merret për fillim të erës islame.

Arsyetimi i tij ishte: “Hlixhreti e ka ndarë të vërtetën nga gënjeshtra. Ai solli që Islami të ndriçojë me shkëlqimin e plotë!” Ky propozim i pëlqeu Omerit r.a. dhe as’habëve të tjerë dhe këtë propozim të tij menjëherë e pranuan dhe e shndërruan në vendim.

Të gjithë popujt nga fillimi i botës e kanë shënuar historinë e tyre. Grekët e vjetër i numëronin ditët nga olimpiada e parë, romakët nga themelimi i Romës, hebrenjtë nga krijimi i botës, kristianët nga lindja e Isait (a.s.), kurse myslimanët nga hixhreti (migrimi) i Muhamedit (a.s.) nga Meka në Medinë.

Bota myslimane, sidomos kohëve të fundit, ka filluar ta festojë Vitin e Ri hixhrij. Kjo është traditë e mirë, sepse është ndër ditët më të mëdha në historinë islame.

Nexhat Ibrahimi   /KBI-Bujanoc/

1763 Shikime