Festa e Vitit të Ri

27.12.2014

Festa e Vitit të Ri


Festa e Vitit të Ri

Mes festave që nuk duhet festuar por që për fat të keq e festojnë muslimanët është edhe festa e vitit të ri, festë që me asnjë segment nuk përfaqëson ndonjë element, ndjenjë, emocion fetarë islam

 Dihet mirë se festa e vitit të ri, për të cilën njerëzit bisedojnë se e feston e tërë bota, e që në fakt nuk del ashtu ngase ne vetë jemi dëshmitarë se më së tepërmi ky manifestim ndodh në mesin e popullit krishter, qofshin ata katolikë, ortodoksë apo ndonjë drejtim tjetër i tyre, është festë kryekëput që ka të bëjë me kulturën dhe traditën krishtere.

Festa e vitit të ri në fakt është një pikë mesatare ndoshta edhe e përbashkët e përçarjeve të kishës katolike dhe asaj ort-odokse në lidhje me datëlindjen e Isait a.s. për çka njëra palë supozon se ai ka lindur më 25 të muajit të dymbëdhjetë ndërsa or-todoksët paraqesin atë se Isai ka lindur më 6 ose 7 të muajit të parë sipas kalendarit gregorian. Pa marrë parasysh se ata nuk janë duke u marrur vesh për një çështje të këtillë por një e vërtetë e pamohueshme është se viti i ri nuk ka asnjë element të ndonjë motiva-cioni fetar islamik, dhe se kryekëput para-qet ndjenjat dhe motivet e të krishterëve të mbarë botës. Mu për atë është e ndaluar rreptësishtë festimi i kësaj feste nga ana e muslimanëve. Çdo popull ka festat dhe kremtimet e tij dhe është e drejtë e plotë e kujtdo populli që të festojë, kremtojë datat e rëndësishme të vetat.

Por nuk e di se sa na lidh ne muslimanët një festë sikur që është kjo e vitit të ri krishter me festat që i kemi ne brenda besimit islam. E as që ka mundësi dikush që të gjeje ndonjë pikë lidhjeje mes islamit dhe festës së vitit të ri, kur dihet mirë se në emër të festës së vitit të ri priten dhe asgjësohen me miliona drunj bre-dhi, theren me miliona misërokë, pi-hen me miliona litra alkool dhe me mi-liona njerëz shndërrohen në budallenj, ndodhin raste të panumërta të përd-hunimeve dhe keqpërdorimeve të vajzave të reja, po në emër të kësaj nate sa e sa njerëz vriten e lëndohen…dhe sa e sa ngjarje të tjera të pahijshme kryhen gjatë kësaj nate vite me radhë. Ne jemi duke i shikuar këto të vërteta të hidhura, por kurqysh të ndërmerret diçka që së paku të pakësohet numri i atyre muslimanëve që do ishin pjesëmarrës të kësaj nate.

Është për tu habitur! A thua se viti i ri kështu duhet festuar? A thua se ardhmërinë, mirëqenien, shëndetin, suksesin, përparimin e vendit dhe po-pullit tonë duhet t’i kërkojmë tek këto veprime të pamoralshme e të çoro-ditura? Sa mund të jetë i kuptueshëm një veprim i këtillë? Ne me vetë aktet e këtilla japim besën se i tërë viti do të na kalojë duke u marrur me gjëra të këtilla e të pahijshme. Për fat të keq i mësuam edhe fëmijët tanë me manifestime të këtilla. Dhe sa afrohet nata e vitit të ri nëse nuk ju blen diçka atyre, nëse nuk ju ofron mundësinë për ta festuar krijohet atmosferë lufte në atë familje, dhe illon kryengritja brenda për brenda anëtarëve të famil-jes të cilët ngelin të pakënaqur. Ndërsa festat islame që i kemi tonat vijnë e kalojnë ashtu që as edhe nuk dimë për ta se kur janë.

Vëllezër e motra! Për ne muslimanët festa apo vepra të mira konsiderohen gjërat me të cilat është i kënaqur Allahu dhe i dërguari i Tij. Atë që nuk e pranon islami, ose atë që na ofron epshi e shejtani apo ndonjë i huaj me siguri që për ne duhet të jenë gjëra të cilat apriori duhen refuzuar. Nuk ka nder e krenari më të madhe se vetë islami ynë. Nuk ka gjë më të vlefshme dhe më të hareshme se festat e Bajramit, hixhretit, mevludit e shumë netëve e ditëve të lumtura për muslimanët. Qëllimkëqinjtë të cilët bredhin rreth e rrotull nesh dhe që vijnë vërdallë si të hutuar nuk duhet të kenë ndikim në ne. nuk duhet lejuar që të bëhemi pre e dikujt që përmes disa manifestimeve përpiqet të realizojë qëllime të er-rëta kolonizuese në emër të ndonjë të ashtuquajture kulturë proeuropiane. Njerëzit dhe grupet që ndjekin gjurmët e shejtanit (djallit të mallkuar) nuk mund të jenë shembull i mirë për ne, e as që mund të na shërbejnë si modele identiikimi për ne ngase ata janë të sëmurë dhe të shkrirë në diçka që as vetë nuk e dinë se çka janë. Mu për këtë edhe Allahu fuqiplotë në Kur’anin Famëlartë tërheq vërejtjen duke thënë:

 

“Në qoftë se u bindesh shumicës (mohuese që janë) në tokë, ata do të largojnë ty nga rruga e Allahut. Ata nuk ndjekin tjetër vetëm supozime dhe nuk janë tjetër vetëm se rreanacakë”. (El-En’am/ 116)

 

Nuk ka arsye ngase shumica e njerëzi-mit e festojnë atë edhe të futesh e të rrokullisesh në brendinë e fëlliqësirave më të rrezikshme për identitetin islam në emër të një nate, kinse vitit të ri, ndërsa në fakt nate të alkoolizmit, dro-gës, prostitucionit, vrasjeve, vjedhjeve dhe shumë veprimtarive të çoroditura. Nuk i ka hije një muslimani të bjerë në kurthet e qëllimeve të errëta sikur këto e të gropos vetveten në humnera të errëta dante aligerike. Çdo një musliman duhet të jetë i vetë-dijshëm se, nëse një popull le anash festat fetare, kombëtare dhe kulturore të tijat, dhe parapëlqen traditat, fest-at e të tjerëve të cilët nuk janë sikur ata, nuk ka dyshim që me kohë do të humbë pavarësinë dhe origjinalitetin e tij kombëtar e kulturor që ka.

Duke u përpjekur që me çdo kusht të futesh në mesin e familjeve të mëdha botërore por pa kurrfarë përgatitje për t’u ballafaquar me ta, nuk do jesh tjetër vetëm se edhe një tifoz i krejt asaj që do ta paraqesin ata. Do jesh vetëm një shikues dhe pjesëmarrës në aspektin e asaj që ne e quajmë konsumator i gatshëm dhe i dëgjueshëm i tyre. Si dhe do jesh në grupin e shërbëtorëve të dëgjueshëm të cilët as që kërkojnë e as që dinë të kërkojnë arsye se pse një gjë e tillë ndodhë ashtu siç dëshirojnë ata. Allahu xh.sh. shumë bukur në ajetet kur’anore këshillon:

 

“…Allahu nuk e prish (ndronë) gjendjen e një populli (nuk ua largon të mirat) përderisa ata ta ndryshojnë veten e tyre…”  (Er-Ra’d/ 11)

 

Nga ky aspekt themi që nëse një musliman lë anash vlerat e veta që ka, dhe illon të parapëlqejë vlera krishtere ose çifute, illon që të pëlqejë mënyrën e jetesës së tyre dhe veshjes e pamjes duke i imituar në tërësi ata, kjo do të thotë që ai “musliman” të ketë lëshuar veten e tij në fushat më të rrezikshme për vetveten dhe popullin e tij. Në lidhje me këtë mund të na shërbe-jë edhe thënia e Muhamedit a.s. i cili thotë se:

“Kush përpiqet që t’i ngjajë (në mendim, jetesë, veprim etj.) ndonjë populli tjetër, është sikur ata”.

Të krenohemi e të mburremi me personalitetin tonë fetar e kombëtar që kemi e të kemi respekt për të. Ndërsa për festat të cilat as për së afërti nuk kanë kurrfarë lidhje me fenë dhe kulturën tonë nuk duhet rënë në grackat e maskave të vitit të ri ose ndonjë fe-ste tjetër jo islame e t’iu përngjajmë të krishterëve, çifutëve ose ndonjë populli tjetër.

Nuk duhet konsideruar me vlerë netët dhe ditët në të cilat lëndohet rëndë dhe shkelet morali i pastër islam, por duhet ta orientojmë vetve-ten dhe të afërmit tanë drejt veprave të cilat për nga vlera tek Allahu do jenë të përhershme e të pashuara. Mos harrojmë se ata të cilët sot harrojnë Allahu dhe të dërguarin e Tij dhe thellohen në çmenduritë e kësaj bote, nesër do jenë të privuar prej mëshirës dhe faljes së Allahut. Fati dhe shpëtimi është për ata që jetojnë në përputhje me fenë e Allahut.   AMIN!

/KBI-Bujanoc/

1122 Shikime