Urimi i të krishterëve për festat e tyre është pjesë e respektit

24.12.2014

Urimi i të krishterëve për festat e tyre është pjesë e respektit


Urimi i të krishterëve për festat e tyre është pjesë e respektit

Shejh Jusuf El Karadavi, kryetari Unionit Botëror të Dijetarëve Myslimanë, ka marrë një numër të madh pyetjesh lidhur me natyrën e marrëdhënieve mes myslimanëve dhe jomyslimanëve në shoqëritë islame. Pra bëhet fjalë për pakicat fetare që jetojnë në një shoqëri islame. Vallë si duhet të jenë këto marrëdhënie? Mos duhet të jenë marrëdhënie paqeje apo lufte? A është e mundur për një mysliman të krijojë shoqëri dhe miqësi me ta? A i lejohet myslimanit qëti urojë me rastin e festave të tyre?

Përgjigja e shejh Karadavit për këtë ishte:
Ndryshimi i situatavepolitike dhe sociale, është diçka normale dhe një nga ligjet e zhvillimit të jetës në këtë botë. Shumë gjëra dhe çështje nuk mbeten të ngurta në një gjendje të vetme, por i nënshtrohen procesit të ndryshimit. Për rrjedhojë, ndryshon dhe qasja dhe këndvështrimi i njerëzve për to. Prej këtyre çështjeve, është dhe ajo e jomyslimanëve që jetojnë në shoqërinë islame (ehlu dhimme), të cilët sot njihen me termin “Pakicat fetare” në shoqëritë islame. Këto janë çështje për tëcilat diskutohet fort në mbarë botën dhe ne nuk kemi përse ti qëndrojmë qasjes tonë të vjetër lidhur me këtë çështje.
Janë pikërisht ndryshimet e rrethanave në mbarë botën, ato që më kanë bërë ta kundërshtoj shejhun islam, Ibnu Tejmijen, lidhur me urimin e të krishterëve për festat e tyre. Unë e kam lejuar diçka të tillë, kur bëhet fjalë për të krishterë me të cilët na lidhin marrëdhënie paqësore, e aq më tepër kur bëhet fjalë për marrëdhënie specifike mes një myslimani dhe një të krishteri, siç janë marrëdhëniet e gjakut, fqinjësisë, kur janë kolegë në shkollë apo punë etj... Urimi i këtyre kategorive me rastin e festave të tyre, është pjesë e respektit të cilin nuk na e ndalon Zoti, madje e pëlqen, ashtu siç e pëlqen drejtësinë me ta. “Metë vërtetë, Allahu i do të drejtët” (Mumtehine, 8)
E aq më tepër, kur edhe ata i urojnë myslimanët me rastin e festave të këtyre të fundit. Në Kuran, Zoti na mëson që: ”Kur të përshëndeteni me një përshëndetje, kthjejeni me një tjetër më të mirë, ose të paktën të njëjtë.” (Nisa, 86)
Në këtë çështje, ne duhet të kemi parasysh qëllimet dhe objektivat e Ligjvënësit të Urtë dhe të Gjithëditur, duke iu qasur dhe duke i studiuar tekstet e pjesshme, nën hijen e parimeve dhe objektivave të përgjthshme. Vetë Kur'ani fisnik na mëson që:”Allahunuk ju ndalon të silleni mirë dhe të jeni të drejtë ndaj atyre që nuk luftojnë kundër jush për shkak të fesë dhe që nuk ju dëbojnë prej shtëpive tuaja. Me të vërtetë, Allahu i do të drejtët.” (Mumtehine,8)
Në origjinë, këto janë marrëdhëniet që karakterizojnë myslimanin me jomyslimani, kjo është baza jonë ligjore.
Nëse “ehlu dhimme” sot nuk e preferojnë këtë term, duke dashur të konsiderohet thjesht si “qytetarë”, çfarëmund të themi për këtë?
Juristët myslimanë pohojnë me unanimitet se “ehlu dhimme” janë “ehlu darul islam” që do të thotë se nëse përdorim terminologjinë moderne, ata janë qytetarë siç janë dhe myslimanët. Nuk ka asgjë në ndryshimin e termave. Vetë hazreti Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me të, ua bëri një lëshim të ngjashëm fisit arab të krishter, Benu Teglib, të cilët nuk donin që taksën që paguanin për shtetin mysliman ta quajnë xhizje.“Ne jemi arabë dhe nuk e pëlqejmë termin xhizje. Merr nga pasuritë tona qoftë dhe dyfishin, por quaje sadaka.” i thanë kalifit Omar. Hazreti Omeri hezitoi fillimisht, por pasi e pleqëroi me këshilltarët e vet, e pranoi.
Kështu, dispozitat marrin vlerë nga përmbajtja dhe jo nga emërtimet. Prandaj dhe çështjeve që kanë të bëjnë me jomyslimanët, duhet tu qasemi nga këndvështrime të reja, të adaptojmë fikhun (të kuptuarit) e lehtësimit, të përshkallëzimit dhe të merret parasysh ndryshimi i rrethanave dhe situatave.
Shumë prej ulemave të sotëm jetojnë vetëm në botën e librave, larg aktualitetit. Ata nuk e njohin aktualitetin, sepse nuk kanë lexuar në librin e jetës, siç lexojnë librat e të parëve tanë.
Prandaj dhe fetvatë e tyre,duket sikur vijnë nga varret.

/KBI-Bujanoc/

1004 Shikime