Kumanovë: U promovuan tre veprat e prof. Jusuf Zimerit

14.12.2014

Kumanovë: U promovuan tre veprat e prof. Jusuf Zimerit


Kumanovë: U promovuan tre veprat e prof. Jusuf Zimerit

Dje, më 13.12.2014 në Kumanovë, një puhizë e lehtë dhe mikluese shfletoi fletat e librave. Njerëzit nguteshin, jo për diku tjetër, por për të marr pjesë në një përurim libri. Ata që nguteshin nuk ishin vetëm të Kumanovës, por të Shkupit, Tetovës, Strugës, Kosovës, Preshevës.Bujanocit.

Ishte një befasi e mirë. Njerëz të shumtë kishin ndarë kohë për të dëgjuar diçka rreth fjalës së shkruar. Ata restorantit ia dhanë një shije dhe një trajtë tjetër.

Në sallën e restorantit Elegant në Llopat-Opaj u bë përurimi i tre librave të autorit Jusuf Zimeri. Moderator i këtij përurimi ishte Isa Beqiri i cili pasi dëgjoi recitimin e disa ajeteve kuranore, me një hyrje dhe falënderim për të gjithë të pranishmit, autorin dhe organizatorët, i thirri të bashkangjiten në skenë recensentët e këtyre librave.

Recenset i dy librave “Përmbledhje punimesh nga jurisprudenca islame” dhe “Pyetje dhe pergjigje islame” ishte Taxhedin Bislimi i cili të pranishmëve iu drejtua me një kumtesë rreth librave, ku në spikamë u vu njohja e thekur e autorit në çështje të fikhut.

Recensent i librit “Pak më ndryshe” ishte Iljasa Salihu i cili po ashtu të pranishmëve iu drejtua me një kumtesë, që në thumb vuri rolin e shkrimit dhe të intelektualit, rol këtë që auori me një syçelësi dhe guxim e ka kryer përgjatë shkrimeve të tij.

Kurse botues i librit “Pyetje përgjigje islame” ishte  “Brezi i Ri” në emer te te cilit foli Mehas Alija, imam në Zvicër, njëherësh edhe themelues i portalit “Breziiri”, i cili foli për gjenezën e këtyre veprave dhe rolin e portalit “Breziiri.com” për ngritjen e vetëdijes së pastër islame, që njëherësh ndërlidhej me botimin e librit “Pyetje dhe përgjigje islame”.

Në fund mori fjalën vetë autori Jusuf Zimeri i cili përpos fjalimit tejet goditë dhe domethënës, të pranishmit i befasoi duke ia dhuruar publikisht nga një libër mësuesit të parë që ia kishte mësuar shkronjat e Kuranit dhe mësuesit të parë që ia kishte mësuar shkronjat e gjuhës shqipe. Ky çast ishte tejet emocional, njëherësh edhe një përkujtim se mësuesi gjithmonë është mësues dhe i nderuar.

Te ftuar ne ket Promovim ishin edhe perfaqësusit e Bashkësis Islame në Bujanoc.

 

10858561_10204362358012475_7138910511207906295_n10455973_1029456540404445_8604066173708705944_n

 

10418385_10204297316771099_5464093476963259274_n10850048_10204297317411115_7275042320204112728_n10847838_10204364006213679_7169056279832518144_n

1653730_10204297313811025_4689463135920493165_n

 

/KBI-Bujanoc.com/

1626 Shikime