Finalizimi i fushatës kundër drogës

04.12.2014

Finalizimi i fushatës kundër drogës


Finalizimi i fushatës kundër drogës

Në përfundimin e fushatës kundër drogës të organizuar nga Departamenti i të rinjëve dhe i gruas pranë KBI të Bujanocit në bashkëpunim me Shkollën e mesme teknike ‘Presheva’ dhe zyra për të rinjë në Preshevë, sot u mbajt edhe aktiviteti i fundit; Tryeza e rrumbullakët shkoncoro-fetare kundër përdorimit të drogës, të cilën e hapi Kryetari i KBI të Bujanocit Sulejma ef. Fejzullahu me një fjalim përshëndetës.

Në këtë tryezë të cilën e udhëhoqi Nevzad Lutfiu (student i juridikut ) kryetar i departamentit të të rinjve në Bujanoc, pasi i përshëndeti të pranishmit dhe prazantoi programin e tryezës, tha se ne me këtë tryezë në ditën e fundit të fushatës, nuk do të thotë se përfundon edhe aktiviteti ynë kundër drogës, por ne në mënyra të ndryshme do të vazhdojmë të punojmë në këtë drejtim.

   Në këtë tryezë ishin të përgatitura edhe tri kumtesa. Përveç mr. Ragmi Destani – teolog dhe mr. Fatime fazliu – psikologe klinike si e kip e përhershme në këto organizime,

ishte edhe Dr.spc. Adnan Salihu mjek, përfaqësuses i shoqatës së mjekëve të Luginës.

Secili ligjërues nga këndi i tij profesional, arriti që të paraqesë shumë fakte dhe shembuj për pasojat e drogës si në atë mjekësorë, psikologjik dhe fetarë.

   Pas panelistëve në bisedë u kyçën edhe përsonalitetet e ftuara të cilët e përshëndetën këtë fushatë dhe shprehën se gjatë gjithë kohës kemi qenë me ju, dhe jemi të gatshëm që edhe në të ardhmen të japim kontributin tonë. Ata gjithashtu dhanë edhe propozime të ndryshme për këtë fushatë, si dhe treguan se janë të shqetësuar për fenomenin e drogës në shoqëritë tona. 

Drejtori i shkollës së Mesme “ Sezai Surroi” në Bujanoc  Xhevat Fejzullahu, kërkoi nga organizatorët që të organizohet një tribunë kundër përdorimit të drogës në sallën e madhe, dhe të ftohen të gjithë nxënësit por edhe prindërit e tyre që t’i kuptojnë dëmet e drogës dhe përgjegjesitë që duhet ti mbajnë ata për fëmijët e tyre.

   Pika e tretë e tryezës ishte  biseda interaktive me publikun, i cili ishte i përbërë në tre grupe.

1.  Studentët e Universitetit Internacioanl nga Novi Pazari dega në Preshevë, me profesoreshën mr. Gentiana Memeti psikologe.

2. Aktivistë nga zyra e të rinjve pranë komunës së Bujanocit  dhe

3. Nxënës të shkollës së memsne të drejtimit të mjekësisë dhe disa drejtimeve të tjera.

Në këtë pikë u shtruan shumë pyetje drejtuar panelistëve, ku ata iu përgjigjeshin atyre.

   Në fund,, Ragmi Destani në emër të organizatorëve bëri një elaborim të kësaj fushate prej fillimit të saj e deri në fund, ku në fillim i falënderoi shumë të gjithë ata që kontribuan në mbarëvajtjen e kësaj fushate.

Pastaj përmendi aktivitet e fushatës si emisionet televizive në të gjitha mediat e luginës nga profesionistë të kësaj lamie, pastaj dokumentarët dhe spotet kundër drogës, broshurat që u shpërndanë në shkollat e mesme të Preshevës dhe Bujanocit, Tryezat në Preshevë dhe Bujanoc etj.  Destani gjithashtu përmendi edhe konkluzat e nxjerra nga kjo fushatë e të cilat ishin:

 

1. U mobilizuan të gjithë faktorët e Luginës në këtë fushatë kundër drogës.

2. U nxjorrën shumë njohuri dhe mësime shkencore për drogën.

3. Si iniciatorë dhe organizatorë; hapim rrugën për të bashkpunuar me të gjithë, kundër të gjitha dukurive negative në shoqëri.

4. Të fillojmë të mendojmë për ndërtimin e një strategjie gjithpërfshirëse për paranadlimin e përdorimit të substancave narkotike për të gjitha shkollat e mesme, ku jo vetem kaq , por strategjite parandaluese t’i fillojmë që nga shkollat fillore.

5. Komunat të ndajnë buxhet të veçantë për organizime kundër dukurive negative.

Në fund të tryezës për të pranishmit u shtrua një koktej rasti, i sponsoruar nga Kompania Agro Adria nga Bujanoci ./KBI-Bujanoc.com/

 

1812 Shikime