Erdogan,Perëndimit: Ata duken si miq, por neve na duan vdekjen

29.11.2014

Erdogan,Perëndimit: Ata duken si miq, por neve na duan vdekjen


Erdogan,Perëndimit: Ata duken si miq, por neve na duan vdekjen

Presidenti turk, Reccep Tayip Erdogan, ka thënë se Perëndimi po nxjerr të mira nga konflikti në Lindjen e Afërt, nën petkun e ofrimit të ndihmës.

“Do ta them hapur këtë, të huajt e duan naftën, arin, diamantet dhe fuqinë e lirë punëtore të botës islame. Ata duan konflikte, luftëra dhe përleshje në Lindjen e Afërt. Me besoni, ata këtë e duan. Ata duken si miq, por neve na duan vdekjen dhe duan të na shohin se si po na vdesin fëmijët”, ka thënë Erdogan, transmeton Indeksonline.

Presidenti turk i ka ftuar vendet islamike që të bashkohen në mënyrë që ta zgjidhin krizën më të madhe humanitare dhe politike në historinë e tyre.

“Kushti i vetëm që ta tejkalojmë krizën në botën islame është bashkimi, solidariteti dhe uniteti. Me besoni, mund ta zgjidhim secilin problem derisa jemi të bashkuar”, ka thënë Erdogan, duke shtuar se nuk duhet llogaritur në ndihmën e Perëndimit./KBI-Bujanoc.com/

1212 Shikime