Bosnja feston shtetformimin, serbët e injorojnë

25.11.2014

Bosnja feston shtetformimin, serbët e injorojnë


Bosnja feston shtetformimin, serbët e injorojnë

Bosnja dhe Hercegovina ka shenuar sot festën mbarëkombëtare të Ditës së Shtetit - ndërsa entiteti serb ka shmangur festën, dhe ka injoruar atë.

Shumë njerëz dolën për të festuar në sheshet, rrugët dhe lagjet e zbukuruara me flamujt e Bosnjë e Hercegovinës në kryeqytetin Sarajevë.

Festimet kishin nisur një ditë më parë, ku rreth 300 zyrtarë të rangut të lartë ndërkombëtarë dhe vendorë - duke përfshirë turq, malazez dhe ambasadorët kroatë në Bosnjë – kanë marrë pjesë në një ceremoni pritjeje në ndërtesën e Presidencës, ku zyrtarët serbë të qeverisë boshnjake mungonin.

Gjatë pëvjetorit të shtetësisë u kujtua edhe presidenti i parë i Bosnjës dhe Hercegovinës, Alija Izetbegoviç, ku u vendosën kurora në shenjë kujtimi për punën e tij. Nuk munguan edhe vizita tek varrezat e atyre që humbën jetën gjatë mbrojtjes së Bosnjës në vitet 1992-1995.

Ndërkohë, subjekti tjetër i vendit, Republika Srpska, kishte injoruar pushimin.

Bosnja dhe Hercegovina përkujton Ditën e Shtetit më 25 nëntor, për të shënuar ri-ngritjen e Bosnjës dhe Hercegovinës, ndërsa njësia serbe shënon 9 janarin si ditën e saj të shtetformimit, për të përkujtuar deklaratën e atëhershme të liderit serb në Bosnje, Radovan Karaxhiç, i cili në vitin 1992 pranoi që të krijohet republika e Bosnjës dhe Hercegovinës. /KBI-Bujanoc.com/

1300 Shikime