Ish-ushtari i UÇK-së siguron bukën e gojës duke mbledhur hekurishte

23.11.2014

Ish-ushtari i UÇK-së siguron bukën e gojës duke mbledhur hekurishte


Ish-ushtari i UÇK-së siguron bukën e gojës duke mbledhur hekurishte

Ish-ushtari i UÇK-së dhe më vonë edhe i TMK-së, Hajredin Sejdiu ka 10 vjet që e siguron bukën e gojës së tij dhe familjes së tij duke mbledhur mbeturina nëpër kontejnerë.

Ky ish-luftëtar më shumë ia ka frikën dimrit sot sesa luftës dikur.

Ai që dikur qëndronte stoikisht në front përballë armikut si ushtar i UÇK-së dhe që deri para 10 vitesh ecte nëpër qytet në uniformën e TMK-së, sot kacavaret nëpër kontejnerë e rrugëve të Gjilanit, për të gjetur ndonjë copë buke për t’ua çuar në shtëpi fëmijëve, ose ndonjë metal për ta shitur në hekurishte.

Krenaria nuk ia leojn të kërkojë lëmoshë dhe ndaj ka zgjedhur rrugën, që të mbledhë gjithëçfarë hekurishtes, ti shesë dhe të nxjerrë para.

“Hedhurinat nuk bëjnë shumë para, sepse ato blihen me kile, por mbetet diçka prej tyre. Ne fukarenjtë mjaftohemi edhe me pak”, thotë Sejdiu, shkruan Kosova Sot.

Për të rëndësi ka që të mbledhë diçka dhe t’iu çojë ushqim për të ngrënë fëmijëve që të mos bien në gjumë të pangrënë./almakos    /KBI-Bujanoc.com/

1559 Shikime