Së shpejti nis ndërtimi i Xhamisë së re

20.11.2014

Së shpejti nis ndërtimi i Xhamisë së re


Së shpejti nis ndërtimi i Xhamisë së re

Së shpejti, rreth 4500 besimtarë myslimanë do kenë mundësi të luten në xhaminë e madhe, që do të ndërtohet në qendër të kryeqytetit.

Ky ishte vendimi i qeverisë, në lidhje me adresimin e të gjitha shqetësimeve të besimtarëve myslimanë. Lajmi u bë i ditur nga zëvendëskryeministri Niko Peleshi.

Peleshi deklaroi sot, se qeveria ka marrë dy vendime tepër të rëndësishme. I pari është marrë në kuadër të masave për të stimuluar zhvillimin ekonomik dhe rritjen e punësimit në vend. Kjo ka të bëjë me mbështetjen e industrisë fasone, duke i rikthyer tatim fitimin 5%.

 

Vendimi i dytë ka të bëjë me një çështje të zvarritur prej kohësh, që është  ndërtimi i xhamisë së Namazgjasë dhe Muzeut të Bashkëjetesës.

“Kjo zgjidhje, pra leja e ndërtimit të lëshuar dhe vendimi, i hapin rrugën rifillimit të punimeve për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë, dhe një muzeu të interesit publik dhe bashkëjetesës fetare. Vendimi i sotëm ka të bëjë me marrjen e përgjegjësisë nga qeveria për të shpronësuar sipërfaqet private, mbi të cilat do të ndërtohet muzeu. Për këtë, kemi ndjekur të gjitha procedurat që ligji parashikon”, tha Peleshi.

/Shekulli Online/E.H./     /KBI-Bujanoc.com/

1585 Shikime