Pejgamberi im më ka mësuar…

12.11.2014

Pejgamberi im më ka mësuar…


Pejgamberi im më ka mësuar…

Pejgamberi im më ka mësuar të kem buzëqeshje në fytyrë. Në rast se ti ke një ditë të keqe, me buzëqeshjen time e rregullojmë ditën dhe të gjithë jemi të lumtur.

Pejgamberi im më ka mësuar Barazinë, sepse ngjyra e lëkurës nuk është e rëndësishme, për shkak se të gjithë kemi rrënjat e njëjta. Dhe nëse ti je më i mirë se unë, kjo është për shkak të veprave tua të mira.

Pejgamberi im më ka mësuar Sinqeritetin. Kështu që kur ndajmë sadakanë, nuk presim shpërblimin dhe falënderimin e askujt tjetër, përveç se shpresojmë që Zoti ynë të na gradoj në shkalla të larta.

Pejgamberi im më ka mësuar se një jetë e njerëzve të pafajshëm është e njëjtë me gjithë njerëzimin. Kështu që nëse marrësh një jetë njeriu të pafajshëm, atëherë dije se ke humbur mendjen.

Pejgamberi im më ka mësuar të kem kujdes në temperamentin tim – sepse nuk është i fuqishëm ai që ka forcë fizike, por ai që e kontrollon hidhërimin e tij.

Pejgamberi im më ka mësuar të jem i kujdesshëm dhe i dashur me nënën time. Të jem i sigurt se gjithmonë të jetë në disponim. Sepse ajo është gruaja që u kujdes për mua në kohën kur edhe nuk dija të përtyp kafshatën e bukës. .

Pejgamberi im më ka mësuar të nderoj gratë  aq shumë sa që nëse bisedoj me ndonjë grua e shikimin sikur i flas Mbretëreshës.

Pejgamberi im më ka mësuar të mos gënjej dhe të mashtroj. Sepse kur nuk flas të vërtetën ndjehem si një hajn. Pejgamberi im më ka mësuar që punët e mia ti bëj në mënyrë të ndershme.

Pejgamberi im më ka mësuar si të agjëroj, si ta falënderoj Zotin për ushqimin, sepse ka shumë njerëz që nuk e kanë.

Pejgamberi im më ka mësuar të ndaj sadaka aq sa kam mundësi, qoftë edhe një gjysmë hurme. Sepse kur do të vdesim do të kërkojmë të kthehemi në dunja të ndajmë sadaka. Mirëpo, atëherë do të jetë vonë.

Pejgamberi im më ka mësuar…se unë kamë një fe madhështore dhe do të bëja krim nëse do të turpërohesha nga kjo fe.

“J nuk do t’i përfitoni njerëzit me pasurinë tuaj, por do t’i përfitoni me fytyrë të gëzuar dhe sjellje të bukur.” (Hakim)

Përshtati: Arsim Dauti     /KBI-Bujanoc.com/

2418 Shikime