Koordinatori i OSBE-së në Bujanoc viziton Këshillin e Bashkësisë Islame

07.11.2014

Koordinatori i OSBE-së në Bujanoc viziton Këshillin e Bashkësisë Islame


Koordinatori  i  OSBE-së  në Bujanoc viziton Këshillin e Bashkësisë Islame

Sot me 06. 11. 2014 në lokalet e KBI-së në Bujanoc qëndroi për një vizitë Koordinatori i OSBE-së në Bujanoc z. Jeff Bieley.

Meqenëse ishte vizita e tij e parë në KBI pasi që tash kishte marrë detyrën , ai u prit kga kryetari i KBI-së Sulejman ef. Fejzullahu me stafin e KBI-së, ku njëherit edhe i uruan atij për detyrën e tij të re në këtë mision. Në këtë takim i cili ishte më tepër informativ, megjithatë u diskutuan shumë çështje, të cilat kanë të bëjnë me mënyrën e organizizmit të jetës fetare këtu në Bujanoc, dhe me sfidat të cilat ballafaqohet Këshilli i Bashkësisë Islame. Z. Jeff shprehu kënaqësinë e tij për këtë mikpritje që iu bë dhe për njoftimin e tij për shumë çështje të Bashkësisë islame këtu në Bujanoc dhe në luginë të Preshevës./KBI-Bujanoc.com/

1762 Shikime