Mos respektimi i Prindërve

14.12.2013

Mos respektimi i Prindërve


Mos respektimi i Prindërve

“Zoti im! Mëshiroji këta të dy, sikur më edukuan mua kur isha i vogël”. (El Isra, 23-24) Prej të mirave të shumta që i janë dhënë njeriut nga Zoti i Madhëruar në këtë botë, janë edhe fëmijët. Ata janë ardhmëria dhe shpresa e jetës sonë. Respektimi i prindërve është shkak i jetës së gjatë, suksesit, prehjes në vështirësi, plotësimit të dëshirave në lutje, qetësisë dhe rehatisë në jetë. Allahu xh.sh. respektimin dhe dëgjimin e prindërve e ka krahasuar me dëgjimin dhe respektimin e Ti.

Allahu xh.sh thotë:”Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër përveç Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve”.(El Isra, 23) 
Pejgamberi a.s. është pytur: “Cila punë është më e dashura tek Zoti i Madhërur”? Tha: “Namazi në kohën e vet”. I thanë: E pastaj cila? Tha: “Bamirësia ndaj prindërve”…(1)
Ndërsa mosrespektimi i tyre është një prej mëkateve të mëdha. Transmeton Ebu Bekrete Nufej r.a. se Pejgamberi a.s. ka thënë:”A dëshironi t’ju tregoj për mëkatet më të mëdha”? këtë e përsëriti tri herë. Ne i thamë: “Po, o i Dërguar i Allahut.” Pejgamberi a.s. tha: “T’i bëhet shirk (shok) Allahut dhe mosrespektimi i prindërve…”.(2)
Pasojat e mosrespektimit të prindërve mund të ndahen në dy grupe: ato në këtë botë dhe ato në botën tjetër.
Pasojat e mosrespektimit të prindërve në këtë botë. 
Pasojat në këtë botë mund të jenë të shumta, por do të mundohemi t’i radhisim vetëm disa:

1. Hidhërimi i Kriuesit dhe mosrespektimi i urdhrave të Ti. Për këtë kemi ajetin kur’anor, ku Zoti i Madhëruar na urdhëron t’i respektojmë prindërit. Allahu thotë: “Zoti yt ka dhënë urdhëtë prerë që të mos adhuroni tjetër përveç Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria nën përkujdesjen tënde, atëherë mos u thuaj as “of - oh”, as mos u bëj i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju falë të mira (të buta, respektuese). Dhe, në shenjë mëshire, shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: “Zoti im! Mëshiroji këta të dy, sikur më edukuan mua kur isha i vogël”.(El Isra, 23-24) 

2. Të nxihet fytyra dhe të hiqet ndriçimi i saj. 
Profeti a.s. thotë: “Ruaje miqësinë me babanë tënd dhe mos e prish atë , sepse ta heq Zoti ndriçimin e fytyrës”. 

3. Nëse nuk i respekton prindërit, do të jetoshgjithë jetën i përbuzur dhe i nënçmuar. Profeti a.s. thotë: “I përbuzur është, i përbuzur është, i përbuzur është”. Kush është ky, o i Dërguar i Allahut? - e pyetën shokët. “Ai që i ka prindërit dhe nuk bëhen shkak që ai të hyjë në Xhenet duke i respektuar”.(3)

4. Ndëshkimi do t’i përshpejtohet në këtë botë, para botës tjetër. Profeti a.s. thotë: “Nuk ka gjynah që përshpejton ndëshkimin në këtë botë para Botës tjetër, sikur është ndërprerja e marrëdhënieve me farefsin dhe mosrespektimi i prindërve. Zoti i ndëshkon këta njerëz në këtë botë para Botës tjetër.”(4)

5. Të shtohen fatkeqësitë dhe vuajtjet. Pejgamberi a.s. në hadith na tregon për një njeri që quhej Xhurejxh, nga çifutët e hershëm, që ishte nga njerëzit e mirë dhe e adhuronte Zotin e Madhërueshëm shumë. Një ditë, teksa falej, e thërret nëna, por ai nuk i përgjigjet dhe vazhdoi të falej. Kjo ndodhi edhe dy ditët e tjera në vazhdim. Ditën e tretë, kur e ëma pa që ai nuk i përgjigjej, tha: O Zot, mos ia merr shpirtin derisa ta sprovosh me një grua të keqe. Pa kaluar shumë kohë, Xhurejxhin e akuzoi për amoralitet një grua e përdalë. Më pastaj, Zoti i Madhërueshëm e shpëtoi atë nga kjo akuzë me një mrekulli, por ajo që na intereson, është se Zoti ia pranoi nënës lutjen e saje dhe pse i biri ishte duke u falur. Vetëm pse nuk iu përgjigj teksa falej, i ndodhi gjithë ajo fatkeqësi. Kurse sot kemi të rinj e të reja që fyejnë qëllimisht nënën ose babanë, që t’i shohin shokëte shoqet dhe që të tregojnë se ata nuk varen nga askush tani. Një rol të madh në mosrespektimin e prindërve sot luan edhe televizori, flmat e të cilit tregojnë se pavarësia e një të riu është kur nuk u bindet dhe nuk i respekton prindërit.

6. Nëse do të lutej prindi kundër teje, do t’i pranohej lutja. Profeti a.s. thotë: “Tre lloje njerëzish nuk mund të mos u pranohet lutja … dhe lutja e prindit për fëmijën e ti”.(5)


Pasojat e mosrespektimit të prindërve që do t’i vuash në Botën tjeter


Punët dhe veprimet e kësaj bote, myslimani i ndërlidh edhe me Botën tjetër. Çdo gjë që vepron ai, ato vepra do t’i shpërblehen pa dyshim nëse kanë qenë të mira, por edhe do të ndëshkohet për to, nëse janë të liga. Prandaj si pasojë e mosrespektimit të prindërve, ai në Botën tjetër do të dënohet:

1. Nuk do të shohë drejt teje Zoti i Madhëruar, Ditën e Kiametit . Profeti a.s. thotë:“Tre lloj njerëzish nuk do t’i shohë Zoti Ditën e Kiametit, nuk do t’i pastrojë nga gjynahet dhe për ta do të ketë ndëshkim të dhimbshëm. Atë që nuk i ka respektuar prindërit, një grua që sillej si burrë dhe brinari” (ai që nuk e ka gruan besnike, dhe nuk e ndalon nga ato që bën ajo).

2.Nuk të pranohen punët e mira që ke vepruar. 
Shkoi një njeri te Pejgamberi a.s. .dhe e pyeti: O i dërguari i Zotit, nëse fal namazin, jap zekatin dhe agjëroj ramazanin, a do të m’i pranojë Zoti këto? “T’i pranon - i tha Profeti a.s. dhe ti do të jesh me profetët, shehidët dhe njerëzit e mirë, përveç nëse nuk i ke respektuar prindërit dhe ke prerë lidhjet me të afërmit”.(6)

3. Do të vonohet hyrja jote në Xhenet, derisa të hyjnë të gjithë. Profeti a.s.thotë:“Nuk do të hyjë në Xhenet asnjë mosrespektues i prindërve, derisa të gjykohen të gjitha krijesat”.

Cilësitë e mosrespektimit të prindërve 

Dietarët islamë kanë numëruar dhjetëra cilësi, të cilat konsiderohen mosrespektim i prindërve dhe njeriun e zhytin në gjynahe. Prej tyre do t’i përmend disa:
-Nëse e bën punën që t’i shtjerë të qajnë prindërit e ti.
-Nëse i qorton dhe sillet vrazhdë me ta. Ka thënë Allahu xh.sh. në Kur’anin famëlartë: “..dhe mos i qorto (mos u sill vrazhdë me ata), po thuaju falë të buta dhe të mira”.(El Isra, 23).

- Nëse nëna ose babai i thotë të birit: O djalë, bëje këtë, e ai ia kthen: Oh, moj nënë, na lodhe edhe ti kështu e ashtu.
- Vetëm po t’u mrrolesh atyre, ta prishësh çehren tënde para tyre.
- Kur të fasin babai dhe nëna, duhet t’i shikosh e të mos u kthesh kurrizin. 
Transmeton Urvete bin Zubejr: Ai fëmië që e tërheq babanë për këmishe, ose e tërheq t’ëm për fustani dhe i thotë - ec këndej e ec andej, është fëmië që nuk i respekton prindërit e ti.

Transmeton Omeri r.a. kur e kanë pyetur: Si është sjellë djali yt me ty? Thotë Omeri r.a.: Natën, kur ecnim, ecte përpara, ruante babanë e vet, ndonjëherë ecte edhe mbrapa, djathtas, majtas. Djali im nuk ka hipur kurrë në katin e dytë, nuk pranonte kurrsesi të ishte mbi kokën time.
- Është e ndaluar t’u bësh kritikë për ushqimin. Pejgamberi a.s. ka qenë ai që, kur i pëlqente ushqimi, hante e, nëse nuk i pëlqente, thoshte: Allahu ju dhashtë bereqet e nuk hante, por s’thoshte se ushqimi nuk bënte. Dinte të respektonte ushqimin, dinte të respektonte këtë bereqet. E nëse ia thua këtë nënës, kjo është shenjë mosrespekti ndaj saj.
- Të mos e urdhërosh nënën e t’i thuash: Oj nënë, dil bëje atë. Fëmiët nuk bën t’i thonë nënës bëje këtë e bëje atë (punë), vetëm nëse ajo e bën vullnatarisht. 
- Prej cilësive të mosrespektimit të prindërve është edhe kjo: Dikujt, kur të gradohet me ndonjë post, bëhet deputet, ministër etj., i vjen turp të thotë se ky është babai im, se kjo është nëna ime. 

-T’i ofendosh dhe t’i mallkosh prindërit. Ky është prej mëkateve të mëdha.
- Të çosh dorë ndaj tyre, të ngresh zërin ndaj tyre dhe t’i vendosësh në azil (shtëpi pleqsh) e të mos interesohesh për ta.
Në fund, E lusim Zotin xh.sh. të na bëjë prej atyre që i respektojnë prindërit, të na bëjë prej atyre që kujdesemi për ta deri në çastin e fundit, e të mos na bëjë prej atyre që t’i harrojmë të mirat e tyre, dhe të na bëjë që me respektimin e tyre, ta ftojmë Xhenetin.

(1) Imam Neveviu “Ridus-Salihin” Prishtine, f.144, hadithin e transmetojnë Buhariu dhe Muslimi, hadithi 317.
(2) Ibid, hadithi, 342.
(3) Imam Neveviu “Ridus-Salihin” Prishtine, f.139, hadithin e transmeton Muslimi, hadithi 322.
(6) Ibid, f.141

2910 Shikime