31.10.2014
Edhe një goditje për Netanjahun, Suedia njeh Palestinën si shtet

Ministria e Jashtme e Suedisë para pak çastesh ka njoftuar se e njeh Palestinën si shtet sovran dhe të pavarur.
Ndërkohë në rrugën për ta njohur shtetësinë e Palestinës tanimë janë Britania e Madhe, Irlanda dhe Kroacia.
Zhvillimet në favor të Palestinës, tashmë e kanë vënë në siklet Izraelin. Ditë më parë autoritetet e këtij vendi kishin thënë se njohjet e reja, sipas tyre, nuk do ta ndihmojnë procesin e paqes.
/KBI-Bujanoc.com/
1006 Shikime