Të mirat që sjell mandarina për shëndetin

29.10.2014

Të mirat që sjell mandarina për shëndetin


Të mirat që sjell mandarina për shëndetin

Mandarinat janë të shijshme dhe pakkush nuk i pëlqen ato, por e dini se ato përveçqë janë të shijshme kanë edhe një varg efektesh të dobishme për organizmin? Ky lloj i agrumeve ka një varg të dobive shëndetësore, që nga ulja e gjasave për të zhvilluar kancer deri te rënia në peshë.

Mbrojnë nga kanceri

Mandarinat mund të ulin rrezikun për të zhvilluar kancer të mëlçisë. Në të vërtetë, studiuesit amerikanë kanë zbuluar se njerëzit të cilët kanë hepatit kronik mund të ulin zhvillimin e kancerit të mëlçisë duke pirë lëng nga mandarinat e freskëta. Në studimin njëvjeçar kishin marrë pjesë rreth 30 pjesëmarrës të cilët kishin pasur hepatit viral dhe të cilët kishin konsumuar lëng të mandarinës në baza ditore. Në fund të studimit ata nuk kanë pasur kurrfarë shenje të kancerit të mëlçisë. Për dallim prej tyre, në mesin e 45 pjesëmarrësve me të njëjtin problem dhe të cilët nuk kanë konsumuar pije të mandarinës, shkalla e zhvillimit të kancerit të mëlçisë ka qenë 8.9 për qind.

Burim i mirë i vitaminës C

Mandarinat mund të ofrojnë deri në 80 për qind të nevojave ditore për vitaminë C. Vitamina C ka një varg dobish shëndetësore, kryesisht duke luftuar radikalet e lira. Këto janë molekula të cilat shkaktojnë një varg problemesh në organizëm, pasi pengojnë zhvillimin e proceseve normale në organizëm. Antioksiduesit, në të cilin grup bën pjesë edhe vitamina C, i pengojnë radikalet e lira në kryerjen e dëmeve në organizëm. Vitamina C po ashtu ndihmon edhe në forcimin e imunitetit.

Ulin kolesterolin

Antioksiduesit të cilët janë me bollëk në mandarina mund të ulin nivelet e kolesterolit “të keq”. Kjo arrihet përmes luftimit të radikaleve të lira të cilat oksidojnë kolesterolin, dhe i cili më pas mblidhet në murin e arterieve duke i forcuar dhe bllokuar ato. Në këtë mënyrë gjaku lëviz më vështirë nëpër arterie dhe si pasojë mund të kemi rritje të presionit të gjakut, goditje në tru, probleme në zemër ose në mushkëri.

Rënia në peshë

Mandarinat janë një burim i fibrave dietalë, madje ju konsumoni deri në 3 gramë fibra në çdo 100 gramë nga kjo frutë. Konsumimi i rregullt i fibrave ndihmon që ju të ndjeheni më të ngopur dhe të konsumoni më pak ushqim. Në përgjithësi, fëmijët dhe të rriturit duhet të konsumojnë rreth 20 gram fibra në ditë. Megjithatë, ndoshta ju duhet të merrni edhe më shumë, në varësi se sa kalori në ditë konsumoni. Për shembull meshkujt dhe tinejxherët mund të kenë nevojë nga 30 deri në 35 gramë në ditë. Me një fjalë, duke ngrënë mandarina, ju do të plotësoni edhe nevojën tuaj për të kënaqur shijen.

Heqja dorë nga duhani mbron shikimin

Duhanpirësit të cilët heqin dorë nga kjo shprehi jo e shëndetshme, mund të ulin rrezikun për të zhvilluar pamje të turbullt të shikimit. Pamja e turbullt e njohur në mjekësi si katarakti dhe në popull si perdja e syrit, është një sëmundje shumë e shpeshtë. Gjatë kësaj, thjerrëzat e syrit bëhen të mjegullta duke penguar shikimin normal. Por, sipas studiuesve suedezë, meshkujt në moshë të mesme të cilët kanë pirë së paku 15 cigare në ditë, mund të ulin dukshëm rrezikun për të zhvilluar katarakt gjatë dy dekadave, nëse ata heqin dorë nga duhani. “Heqja dorë nga duhani ul rrezikun nga katarakti, por rreziku në mesin e ish-duhanpirëse vazhdon të jetë i pranishëm për disa dekada”, – thotë dr. Birgitta Ejdervik Lindblad, nga Orebro University Hospital, që ka realizuar studimin.

“Pasi pirrja e duhanit po ashtu ndikon në sëmundjet tjera të syrit, strategjia e parandalimit të duhanpirjes dhe promovimi i ndalimit të duhanit janë hapa të rëndësishëm dhe profesionistët shëndetit të syrit duhet t’i inkurajojnë njerëzit të heqin dorë nga duhani”. Studimi, i publikuar në edicionin e ri të revistës shkencore “JAMA Ophthalmology”, ka analizuar një grup meshkujsh suedezë nga mosha 45 deri në atë 79 vjeçe. Kërkuesit kanë analizuar lidhjen në mes të heqjes dorë nga duhani dhe më shumë se 5.700 rasteve të ndërhyrjes kirurgjike për katarakt gjatë 12 viteve. Rezultati ka treguar se personat që kishin pirë më shumë se 15 cigare në ditë kishin 42 për qind më shumë rrezik për të zhvilluar katarakt, se sa njerëzit që kurrë nuk kanë pirë duhan. Megjithatë, edhe ata që kanë pirë me kalimin kohës e ulin këtë rrezik. Pas 20 vitesh pasi hiqni dorë nga duhani, meshkujt kishin vetëm 21 për qind rrezik për të zhvilluar katarakt, krahasuar me ata që kurrë nuk kanë pirë.  /KBI-Bujanoc.com/

1849 Shikime