Turqia do të ndërtojë Xhaminë e Tiranës

28.10.2014

Turqia do të ndërtojë Xhaminë e Tiranës


Turqia do të ndërtojë Xhaminë e Tiranës

Mediat turke raportojnë sot se brenda dy ose tre viteve Xhamia e Madhe e Tiranës do të jetë gati dhe do financohet nga Turqia.

Sipas “Hurriye Daily News”, Drejtoria për Çështjet Fetare në Turqi (Diyana), ka njoftuar se është gati plani për ndërtimin e kësaj xhamie, e cila do të jetë më e madhja në Ballkan.

Një zyrtar i kësaj agjencia kë thënë se Tirana e ka të domosdoshme një xhami të tillë, pasi ajo aktuale nuk mund të mbajë më shumë se 60 persona. Sipas İsmail Palakoğlu-t, në Tiranë 70% e banorëve janë myslimanë dhe sipas tij gjatë festës së Bajramit njerëzit falen në shesh.

“Falja në shesh është e vështirë kur moti është i paqëndrueshëm. Xhamia e re do të ketë katër minare dhe do mund të mbajë 4.500 besimtarë”,- tha ai për “Hurriye Daily News”.

Megjithatë ai ka theksuar se procedura për marrjen e lejes së ndërtimit është ende në proces, ndërsa u shpreh i bindur se ajo do të ndërtohet brenda dy ose tre viteve.

Diyana është autoriteti më i lartë fetar në Turqi dhe ka ndihmuar në ngritjen e shumë objekteve fetare jashtë vendit. Po ashtu ka financuar autoritete fetare, si në rastin e Bosnje-s ku janë paguar imamët./IDEA/

1301 Shikime