Papa Françesku do ta vizitoj Turqinë

21.10.2014

Papa Françesku do ta vizitoj Turqinë


Papa Françesku do ta vizitoj Turqinë

Papa Françesku do të vizitoj Ankaranë dhe Stambollin nga data 28 deri më 30 nëntor. Ai pritet për të takuar zyrtarët e lartë turq dhe patriarkun ortodoks. Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Vatikanit Federico Lombardi.

Gjatë qëndrimit në Ankara, Papa do të takohet me përgjegjësit kryesorë politik të vendit dhe do të vizitojë mauzoleun e themeluesit të Turqisë laike Kemal Ataturk.

 Më pas Papa do të shkoj në Stamboll, ku do të vizitojë Muzen e Hagia Sofias, më pas Xhaminë Blu të Sulltanit Ahmet, e më pas edhe do ta mbajë meshën në katedralen katolike të Bizantit (Kostandinopojë).

 Kjo vizitë do të shoqërohet nga masa të rrepta sigurie pasi Turqia po përballet me tensione të fuqishme për shkak të konfliktit në Irakun dhe Sirinë fqinje, e që ka gjasa të ringrisin tensionet mes kurdëve dhe turqve. Vetëm vitin e fundit Turqia arriti të stabilizoj paqen me kurdët, të cilët aktualisht po shihen si faktor dominant në luftën kundër ISIS. /KBI-Bujanoc.com/

1189 Shikime