Turqia ka 350 ushtarë në Kosovë në kuadër të KFOR-it

01.10.2014

Turqia ka 350 ushtarë në Kosovë në kuadër të KFOR-it


Turqia ka 350 ushtarë në Kosovë në kuadër të KFOR-it

Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Songul Ozan ka pritur në selinë e përfaqësisë diplomatike që ajo përfaqëson, komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Francesco Paolo Figliuolo, bëhet e ditur në komunikatën e zyrës për media të KFOR-it, raporton Anadolu Agency.

Në takim u diskutua situata e përgjithshme në Kosovë dhe të arritjet në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Njëherësh, ky takim ishte një mundësi për gjeneralin Figliuolo që të theksoi rëndësinë e prezencës së Turqisë në rajon dhe në veçanti, rolin e rëndësishëm të cilin e luan Turqia në fushën e zhvillimit ekonomik dhe kontributin profesional që e jep me pjesëmarrjen e vet në kuadër të forcave të KFOR-it,  për të ofruar një ambient të qetë dhe të sigurt në Kosovë.

Turqia është një nga shtetet më të rëndësishme të cilat kontribuojnë në KFOR, me më shumë se 350 ushtarë të zbarkuar në Kosovë, të cilët veprojnë në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it, në Detashmentin e Përbashkët Rajonal të jugut si shtet udhëheqës, në Detashmentin e Përbashkët Rajonal të qendrës me një Ekip Ndërlidhës dhe Monitorues dhe me një kompani në Grupin Luftues Shumëkombësh të lindjes.

Komandanti i KFOR-it dhe ambasadorja turke vlerësuan lart rëndësinë e kontributit të KFOR-it, si reagues i tretë, për të mbështetur Policinë e Kosovës, EULEX-in dhe të gjitha organizatat vendore dhe ndërkombëtare, si dhe ruajtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në mbarë Kosovën./KBI-Bujanoc.com/

1379 Shikime