29.09.2014
Barbarizmi i ISID-it nuk do të referohet me islamin

Kryeministri Ahmet Davutollu (Ahmet Davutoğlu) deklaroi se “Barbarizmi i ISID-it nuk do të referohet me islamin, gjithashtu edhe islami nuk të referohet me ISID-in”.
Kryeministri Ahmet Davutollu (Ahmet Davutoğlu) deklaroi se “Barbarizmi i ISID-it nuk do të referohet me islamin, gjithashtu edhe islami nuk të referohet me ISID-in”.
Ankaraja zyrtare sot fillon një javë të ngjeshur me zhvillimet në rajon me në krye ato në lidhje me ISID-in.
Mocionet për autorizimin e qeverisë për të dërguar forcat e armatosura në Irak dhe Siri do ti paraqiten sot Asamblesë së Madhe Popullore të Turqisë për shqyrtim.
Kryeministri Davutollu, i cili mori pjesë në hapjen e vitit të ri akademik të Universitetit 19 Maji të Samsunit, mbajti një ligjëratë këtu me temë “Vizioni i ri i Turqisë dhe Universitetet”.
Gjatë ligjëratës së tij Kryeministri Davutollu shpjegoi shqetësimin që ndjen nga referimi i ISID-it me islamin.
“Barbarizmi në të cilin ndodhet sot ISID-i është produkt i injorancës së tyre”, u shpreh Davutollu.
Ndërkaq afati i mocionit të Irakut që do ti paraqitet sot kuvendit të Turqisë për shqyrtim skadon më 4 tetor ndërsa ai i Sirisë më 17 tetor.
Mocionet në fjalë do të rregullohen sipas zhvillimeve të reja në rajon dhe do të shqyrtohen në Asamblenë e Përgjithshme të Kuvendit Popullor më 2 tetor.
Mocioni në lidhje me Irakun Verior për herë të parë ka qenë në rend të ditës në vitin 2006, ndërsa ai i Sirisë në vitin 2012. /KBI-Bujanoc.com/
1197 Shikime