Lindje e Mesme

14.12.2013

Lindje e Mesme


 Lindje e Mesme

Sauditët flasin për një krizë besimi në marrëdhëniet me SHBA-në

Marrëdhëniet e SHBA-së me aleatët e saj sauditë, të tendosura për shkak të konfliktit sirian, po kalojnë një krizë besimi si pasojë e marrëveshjes mbi programin bërthamor të shumëpërfolur të Iranit, bënë të ditur burime saudite.

“Të gjitha vendet e rajonit e kanë të qartë se besimi i verbër tek një prani ushtarake e huaj nuk është më i pranueshëm dhe se Vendet e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, (CCG), duhet të vendosin vetë për të ardhmen e tyre”, theksoi zëdhënësi saudite, vendi i të cilit mban presidencën e radhës i këtij organizmi.

Chuck Hagel, sekretari amerikan i Mbrojtjes, konfirmoi angazhimin e SHBA-së përkrahë aleatëve të saj në rajon lidhur me çështjen e Iranit dhe veçoi se “më shumë se 35 mijë trupa ushtarake amerikane do të qëndronin si një prani konkrete në rajonin e Gjirit dhe në zonat përreth”.

/kbi-bujanoc.com/

848 Shikime