Me të njëjtën peshore

27.09.2014

Me të njëjtën peshore


Me të njëjtën peshore

Tregim Islam

Një i varfër, i shiste një tregtari çdo ditë gjalpin që prodhonte e shoqja. Gruaja e tij, i jepte gjalpit formën e një topi një kilogramësh. I shoqi e shiste çdo ditë gjalpin dhe me paratë plotësonte nevojat e shtëpisë. 

Një ditë, tregtari dyshoi në peshën reale të gjalpit dhe me ta peshuar, zbuloi se topi i gjalpit ishte vetëm 900 gram, pra mungonin 100 gramë të tjera. 
Kjo e bëri të xhindosej. 


Të nesërmen, me të shkelur fshatari në derën e dyqanit i tha plot inat:
Nuk blej më gjalpë prej teje o mashtrues. Deri tani më ke shitur gjalpin për një kilogram, ndërkohë që ishte njëqind gramë më pak.”


Shumë i prekur nga ajo që i dëgjonin veshët, fshatari i varfër i tha: ”Në fakt, ne zotëri, nuk kemi peshore në shtëpi. Gjalpin e peshojmë me një kilogram sheqer të blerë tek dyqani juaj.”?!

/KBI-Bujanoc.com/

2151 Shikime