Nisja e Haxhinjëve për në Mekë

26.09.2014

Nisja e Haxhinjëve për në Mekë


Nisja e Haxhinjëve për në Mekë

Në ora 12 e 45 minuta te datës se 27. 09. 2014 e shtunë, u bë nisja e haxhinjve të komunës së Bujanocit dhe Preshevës nën organizimin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Bujanocit dhe atij të Preshevës për në vendet e shenjta

Pasi që ishin berë të  gjitha përgatitjet e duhura nga Këshilli i Bashkësisë islame në Bujanoc më herët, nën udhëheqjen e Agron Halimit imam në Nesalcë dhe Shaban Amidit nga Breznica imam ne Muhoc, grupi me 33 haxhinje nga komuna e Bujanocit dhe 34 haxhinjë nga komuna e Preshevës u nisën për në aeroportin e Prishtines, ku më pas do të udhëtojnë për në Arabinë Saudite.Ata fillimisht do të qëndrojnë në Mekë rreth 13 ditë, e më pas do te vizitojnë edhe Medinen, ku do të qëndrojnë rreth 10 ditë.Haxhinjtë janë të vendusur në Mekë  1 kilometër e gjysmë nga Qabja, kurse në Medinë menjëherë pranë xhamisë Pejgamberit a.s. Udhëtimi nga aeroporti i Prishtinës pritet të bëhet në ora 4 të mëngjesit dhe deri në qytetin e Xhidës do të zgjasë rreth 4 orë. I dëshirojmë udhëtim të mbarë dhe Haxh të Pranuar.

2199 Shikime