Me të ftohtin vjen edhe gripi

23.09.2014

Me të ftohtin vjen edhe gripi


Me të ftohtin vjen edhe gripi

Djegie fyti, teshtima, debulesë. Me ardhjen e stinës së ftohtë të dimrit vjen edhe gripi. Ndryshimet e temperaturës janë shkaku kryesor që në këtë stinë miliona persona sëmuren: ftohen ose i zë gripi.

Pak e rëndësishme është nëse jemi apo jo të vaksinuar, kujdesemi apo jo për veten, sepse në fund rezultati është ky: teshtima, djegie fyti dhe temperaturë. Shpesh virusi që i shkakton këto shqetësime mund të jetë vërtet i rëndë. Sipas një studimi të fundit të Universitetit të Virxhinias, shpesh herë “armiku” fshihet brenda mureve të shtëpisë: në 42 për qind të rasteve, objektet e zakonshme që prekim dhe përdorim janë të infektuara nga viruse, të cilët mbeten aktivë në ambientin e shtëpisë edhe për 24 orë, duke kaluar nga dora në dorë e nga një person te një tjetër. Me fjalë të tjera, dorezat e dyerve, stilolapsat dhe objektet e tjera që në pamje të jashtme duken të padëmshme, bëhen tejçuese të virusit. Një shkak tjetër është edhe pastrimi i pakët dhe ambienti i ngrohtë i shtëpisë. Ndonjëherë organizmi ynë gjendet i papërgatitur ndaj ndryshimit të temperaturave dhe nuk është në gjendje të reagojë pozitivisht kundër sulmeve të viruseve përgjegjës të sëmundjeve të të ftohtit. Ja disa këshilla për ta forcuar sistemin tonë imunitar dhe për t‘i luftuar këto viruse.

Si të mbrohemi?

Duhet t‘i kushtojmë më shumë kujdes pastrimit të objekteve dhe higjienës personale. Larja e rregullt e duarve me ujë të rrjedhshëm e sapun ndihmon që viruset të mos kalojnë nëpër trup. Nuk duhet të harrojmë gjithashtu se larja e duarve në mënyrë të fiksuar është një zakon i dëmshëm për sistemin imunitar, sepse e bën organizmin më të prekshëm nga mikrobet.

Shkaqet e gripit duken edhe më misterioze. Ata që kanë guxuar të hedhin dritë mbi këtë argument shqetësues janë studiuesit e Universitetit të Kalgarit, në Kanada, të cilët kanë zbuluar se djegia e fytit, teshtimat dhe simptomat e bezdisshme tipike të gripit nuk janë gjë tjetër veçse një kundërveprim i madh që sistemi imunitar aktivizon për t‘iu përgjigjur sulmit të virusit.

Cilat janë ilaçet për të kaluar gripin?

Mbeten gjithmonë të vlefshme këshillat e nënës: çaj i nxehtë, të vishemi pak më trashë se zakonisht dhe të pushojmë më shumë.

Fruta dhe sport

Për të mbajtur larg sëmundjet e stinës duhet të konsumoni të paktën pesë racione zarzavate të stinës dhe fruta të freskëta, veçanërisht agrumet (portokalle, mandarina, limonë, portokallë të kuq) dhe kivit, sepse janë të pasur me vitaminë C.

Aktiviteti sportiv konstant dhe i tejzgjatur nxit prodhimin e qelizave që luftojnë infeksionet dhe forcon sistemin imunitar.

Të veshurit trashë

Para se të dilni, duhet të vini gjithmonë një shall të trashë për të mbrojtur fytin, gojën dhe hundët. Për shembull, ajri i ftohtë i ambientit nuk hyn menjëherë në gojë apo hundë, por kalon përmes vrimave të shallit.

Pushimi dhe gjumi

Mjekët këshillojnë se çlodheni më mirë duke dëgjuar muzikë, duke lexuar një libër, ose duke shëtitur në ajër të pastër. Stresi nxit prodhimin e kortizonit, një hormon ky që zvogëlon mbrojtjen imunitare. Mungesa e gjumit mund t‘i ulë mbrojtjet tona imunitare: plotësimi i orëve të plota të gjumit është i rëndësishëm për të penguar sëmundjet e të ftohtit. Në ambientet me lagështirë, myqet nuk thahen dhe nuk e pengojnë frymëmarrjen.

Jo ilaçeve

Në rast se jeni ftohur, antibiotikët nuk ju bëjnë efekt, kështu që nuk duhet t‘i pini. Por nëse simptomat tregojnë se po ju bie gripi (keni djegie të syve, skuqje të bajameve, debulesë, dhimbje kockash), atëherë mund të merrni ilaçe parandaluese e qetësues për të lehtësuar frymëmarrjen. Duhen konsumuar para se të bini për të fjetur.

Sëmundjet e dimrit

Shpesh sëmundjet “e lehta” si gripi nënvleftësohen, por për fat të keq çdo vit arrijnë të shtrijnë në shtrat miliona njerëz. Këto janë sëmundjet e të ftohurit, patologji që me ndihmën e ndryshimit të temperaturave prekin rrugët e frymëmarrjes superiore, veçanërisht hundën dhe gojën. Sëmundjet e të ftohtit shfaqen me grip, rrufë dhe infeksione respiratore, zakonisht me origjinë virale dhe karakterizohen nga një ngjitshmëri e lartë: transmetohen kryesisht në ambiente të mbyllura dhe të populluara me njerëz, përmes pështymës dhe sekrecioneve. Ja lista e disa sëmundjeve që vijnë bashkë me të ftohtin.

Ftohja

Është sëmundja më e zakonshme, një inflamacion akut i rrugëve të frymëmarrjes, shkaktuar nga kundërveprimi i viruseve mbi mukozën e hundës dhe gojës. I ftohti e lehtëson infektimin: kur thithim ajër të ftohtë, rrugët e frymëmarrjes bllokohen dhe viruset gjejnë kushte të favorshme për t‘u shumuar dhe për të sulmuar qelizat e mukozës së hundës. Më të ekspozuar ndaj rrezikut janë fëmijët dhe personat që kanë rezistencë të dobët fizike.

Bajame të skuqura

Skuqja e bajameve, akute ose kronike, shkaktohet nga një infeksion viral ose bakterial. Bajamet, që janë të vendosura në fund të fytit, kanë një rol shumë të rëndësishëm për sistemin imunitar dhe mbrojnë rrugët e frymëmarrjes. Kjo është një nga arsyet që janë më të ekspozuara ndaj viruseve dhe baktereve që hyjnë në gojë gjatë frymëmarrjes. Simptomat e para të bajameve të skuqura janë vështirësi gjatë gëlltitjes, temperaturë, dhembje koke, humbje e zërit. Shpesh bajamet fryhen dhe skuqen dhe mbi to shfaqen pika të bardha qelbi. Ato mund të kurohen me antibiotikë specifikë.

Infeksioni i veshëve

Otiti është një infeksion (akut ose kronik) i veshëve, që sipas strukturës së prekur ndahet në otit i jashtëm ose mesatar. Otiti i jashtëm është inflamacioni i kanaleve të jashtme të veshit, provokuar nga traumat e vogla, infeksionet e rrugëve superiore të frymëmarrjes, infeksionet e shkaktuara nga uji i ndotur ose ndërtesat e reja (në të cilat ka shumë lagështirë).

Simptomat e otitit të jashtëm janë dhimbje veshi, ënjtje, skuqje, kruajtje dhe rrjedhje e sekrecioneve. Kurimi i infeksionit në vesh bëhet përmes antibiotikëve specifikë. Shërimi vetë, pa ndihmën e ilaçeve, ndodh për një periudhë të shkurtër, por mund të shfaqen sërish komplikacione.

Transmetimi i sëmundjeve

Sëmundjet e të ftohtit shfaqen me grip, rrufë dhe infeksione respiratore, zakonisht me origjinë virale dhe karakterizohen nga një ngjitshmëri e lartë: transmetohen kryesisht në ambiente të mbyllura

Bajamet e skuqura

Skuqja e bajameve, akute ose kronike, shkaktohet nga një infeksion viral ose bakterial. Simptomat e para të bajameve të skuqura janë vështirësi gjatë gëlltitjes, temperaturë, dhembje koke, humbje e zërit. Kurohen me antibiotikë specifikë

Ilaçet për të kuruar gripin

Çaj i nxehtë, vishuni pak më trashë se zakonisht dhe pushoni më shumë

Aktiviteti fizik

Aktiviteti sportiv konstant dhe i tejzgjatur nxit prodhimin e qelizave që luftojnë infeksionet dhe forcon sistemin imunitar

Mbrojtja

Për të mbajtur larg sëmundjet e stinës duhet të konsumoni të paktën pesë racione zarzavate të stinës dhe fruta të freskëta, veçanërisht agrumet (portokalle, mandarina, limonë, portokallë të kuq) dhe kivit, sepse janë të pasur me vitaminë C.

Veshët

Simptomat e otitit të jashtëm janë dhimbje veshi, ënjtje, skuqje, kruajtje dhe rrjedhje e sekrecioneve. Kurimi i infeksionit në vesh bëhet përmes antibiotikëve specifikë. Shërimi vetë, pa ndihmën e ilaçeve, ndodh për një periudhë të shkurtër, por mund të shfaqen sërish komplikacione.

Shqetësimet

Mungesa e gjumit mund t‘i ulë mbrojtjet tona imunitare: plotësimi i orëve të plota të gjumit është i rëndësishëm për të penguar sëmundjet e të ftohtit. Në ambientet me lagështirë, myqet nuk thahen dhe nuk e pengojnë frymëmarrjen./KBI-Bujanoc.com/

1985 Shikime