Shefqet Krasniqi nuk bëri thirrje për luftë, por për lutje! (Video)

23.09.2014

Shefqet Krasniqi nuk bëri thirrje për luftë, por për lutje! (Video)


Shefqet Krasniqi nuk bëri thirrje për luftë, por për lutje! (Video)

Në një shkrim të publikuar nëpër media, është cituar një pjesë e shkëputur nga një ligjëratë e dr. Shefqet Krasniqit, e mbajtur dy vjet më parë.

Në këtë shkëputje thuhet: “Gjaku po derdhet çdo ditë dhe ne kemi përjetuar një pjesë të asaj çka po përjetojnë vëllezërit dhe motrat tona në Siri... Nuk është lehtë të derdhet gjaku i myslimanit, por Allahu është i madh dhe ne nuk kemi gjë tjetër çfarë të bëjmë, përpos të marrim pjesë me vëllezërit dhe motrat tona”.

Duke u bazuar në këtë, dr. Shefqet Krasniqi akuzohet se ka nxitur njerëz të marrin pjesë në luftën që po bëhet në Siri.

Megjithatë, nëse, së paku në këtë video e dëgjojmë me vëmendje ligjëratën e hoxhës (nga min. 16:24), shohim se hoxha nuk thotë “...ne nuk kemi gjë tjetër çfarë të bëjmë, përpos të marrim pjesë me vëllezërit dhe motrat tona”, por thotë: “...ne nuk kemi gjë tjetër çfarë të bëjmë, pos me dua të marrim pjesë me vëllezërit dhe motrat myslimane...”.

Pra shihet qartë, së paku nga kjo video e cituar që hoxha i nderuar ka bërë thirrje që të bëhet dua (lutje) për muslimanët në Siri, e jo të merret pjesë në luftë.../Shembulli/ ./KBI-Bujanoc.com/

1580 Shikime