Dashuria dhe shpresa..!!

21.09.2014

Dashuria dhe shpresa..!!


Dashuria dhe shpresa..!!

Dy gjëra pa të cilat jeta njerzore nuk mund të ketë kuptim dhe smund të ketë motiv për të ecur përpara drejt veprave të mira,ato dy gjëra ku islami na thërret shpesh në to janë dashuria dhe shpresa.Dashuria dhe shpresa janë kur njeriu ka shpres dhe dashuri që Allahu,Zoti i gjithsisë do e falë dhe do i japë shum të mira.Sigurisht se neve Allahu na dha shum të mira dhe garantoi se do na falë shumë: “Zoti yt është që fal shumë dhe mëshiron shumë, sikur t’i ndëshkonte ata për atë që kanë vepruar, do t’ua shpejtonte atyre dënimi” (Kehf, 58).

Prej mirsive dhe dashurisë që Zoti jonë ka për ne është se kur ne bëjmë një të mirë na shumëzohet dhjetë e më shumë e jo vetëm një, pra proporcioni i sajë është shumë më i madh nga dhjeta e lartë varësisht nga sinqeriteti dhe njeti ynë i pastërt.Në lidhje me këtë Kuranin famlartë na njofton : “Kush më vjen me një të mirë, Unë ia shumëfishoj me dhjetë të tilla …” (En’am, 160).Dashuria jonë ndaj Allahut dhe të dërguarit të tijë duhet të spikatë dhe të vërehet dhe në veprimet tona kjo dashuri do na jap inspirim për punët tona në jetën e përditshme që ne jemi aktiv kudo që jemi në pun të hallallit apo në rrugën e dijes.Në një ajet kuranorë tregohet dashuria që duhet të kemi ne ndaj Allahut gjithmon nëse ndjekim mësimet Kuranore dhe ato çka Muhamedi a.s na mësoi me butësi sepse ai nuk fliste kurr nga vetja e tij. “Thuaj: ‘Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu t’ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë.’” (Ali Imran, 31).Musa a.s kur kishte para vetes detin disa që ishin me të të luhatshëm thanë më skemi shpresë na zuri ushtria e Faraonit por Musa a.s kishte shpres të madhe në Allahun që deti do hapej dhe në të vërtetë deti u hap kaloi Musa a.s me pasuesit e tijë ndërsa Faraoni u mbyt në detë dhe më pas tha besova Zotin e Musait a.s por ishte shumë vonë ajo ishte një dashuri dhe besim i zorit apo i gënjeshtërt siç e përshkruan Allahu në kuran besimin e idhujtarëve:

(Idhujtarët e dinë për All-llahun pse) Kur hipni ata në anije (u këputet lidhja me tokë, dhe frikësohen) i luten sinqerisht All-llahut, e kur i shpëton ata (dhe dalin) në tokë, pikërisht po ata të njejtit lusin idhuj! (Ankebut-65).Pra kjo dashuri manipulative nuk vlenë, ne edhe sot mjerisht shohim të tillë që vetem nga frika falen apo syfaqësia nga frika shkojnë në xhami,jo duhet të shkojmë edhe pse kemi dashuri ndaj gjith atyre gjërave që Allahu na i ka dhënë dhe duhet ti shprehim dashuri dhe falemderim Allahut xh.sh.Dashuria e besimtarit të vërtetë është lidhje e fortë dhe e besueshme mes tij dhe Allahut të plotfuqishëm është një dashuri reale:E nga njerëzit ka asish që në vend të All-llahut besojnë idhujt , që i duan (i madhërojnë) ata, sikur (që besimtarët e vërtetë e duan) All-llahun, po dashuria e atyre që besuan All-llahun është shumë më e fortë…(Bekare 165).Forca e dashurisë ndaj Allahut e mban gjall njeriun dhe e bën atë të jetë vigjilent përball sfidave bashkohore dhe e bën të jetë sabërli (i durushëm) në momente të vështira dhe të pa vështira ta kuptoj realitetin e kësaj bote.


Kurani famlartë u jep shpresë vepërmirve se mundi tyre nuk do shkoj kot por do ketë shpërblim në këtë botë por mbi të gjitha dhe në botën tjetër kënaqësinë e vërtetë xhenetin: “Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, gëzoji me kopshte të Xhenetit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj.” (Bekare, 25)

Dashuria është e shumllojshme ashtu dhe shpresa por do i ndaja disa pika shkurtimisht të kemi një pasqyrë se ku duhet dashuria duke mos harruar se ajo ka shum degë por un do përmend disa :

1.Dashuria ndaj Allahut

2.Dashuria ndaj të dërguarit Muhamed a.s dhe të dërguarve tjerë

3.Dashuria ndaj sahabëve shokëve të Muhamedit a.s

4.Dashuria ndaj Tabiinëve dhe Tabi-Tabinëve gjeneratave të arta pas sahabëve

5.Dashuria ndaj dijetarëve që pasojnë Kuranin dhe sunetin

6.Dashuria ndaj Prindërve

7.Dashuria ndaj Farefisit

8.Dashuria ndaj vatanit (Fshati,Qyteti,Shteti)

9.Dashuria ndaj gjuhës tënde që ti flet

10.Dashuria ndaj fëmijve,të rinjve,pleqve


11.Dashuria bashkshortore

12.Dashuria ndaj kafshëve,shpendëve,insekteve etj

Shpresa është dhe kjo një pajisje e bukur shpirtërore por që e forcon nejriun në shum dimensione të jetës,shpresën njashtu do e ndaja në disa pika.

1.Shpresa në Allahun

2.Shpresa për dit më të mira

3.Shpresa për ndryshimin nga e keqja në të mire

4.Shpresa për një rini më të arsimuar më të zhvilluar

5.Shpresa për edukim me moral dhe drejtësi dhe jo me imoralitet dhe padrejtësi

6.Shpresa që çdo ditë të re të mësojmë diçka të re

7.Shpresa për të zënë më shum vepra të mira

8.Shpresa për të lënë më shumë gjurmë e punë të mira në jetën tone

9.Shpresa se çdo gjë arrihet me lejen e Zotit Fuqiplotë

10.Një shpresë e besueshme që e mbanë gjallë njeriun dhe e forcon me dashuri e bindje ndaj Allahut,Krijuesit të university

11.Shpresa tja japim hakun familjes

12.Shpresa që tja japim hakun(Të drejtën)farefisit,fshatit,qytetit,shtetit.

Dashuria dhe shpresa janë dy gjëra që Muhamedi a.s shpesh na fliste për to,ai edhe pse u gjuajt me gurë në Taif,kishte shpresë që ky vend një ditë do ndryshonte në të mire.Lutej për ta dhe nuk i mallkonte ata edhe pse ata u sollën brutalisht me mëshirën e mbarë njerzimit Muhamedin a.s.Në Kuran lidhur me shpresën do përmend dy ajete të cilat nxisin dhe motivojnë për më shumë shpresë në suren hixher na vijnë fjalët e pejgamberit tw dashur ibrahimit a.s:
(Ibrahimi ) Tha: “Askush nuk e humbë shpresën në mëshirën e Zotit të vet, përveç atyre që janë të humbur”. (Hixher, 56).Ndërsa në suren jusuf na tregohet se vetëm jobesimtarët e humbin shpresën dhe janë njerëz që jetojnë pa motiv dhe pa shpresa për një të ardhme të mirë.Mos e humbni shpresën nga mëshira e All-llahut, pse vetëm populli jobesimtar e humb shpresën në All-llahun”. (Jusuf, 87)

————————-
Përgatiti : Imam.Mr.Arber Berisha

22.8.2014
www.arberberisha.com
www.zgjimi-islam.com

1961 Shikime