Myftiu i madh i Arabisë Saudite: ISIS nuk ka asnjë lidhje me islamin

19.08.2014

Myftiu i madh i Arabisë Saudite: ISIS nuk ka asnjë lidhje me islamin


Myftiu i madh i Arabisë Saudite: ISIS nuk ka asnjë lidhje me islamin

“Idetë ekstremiste, radikalizmi dhe terrorizmi (…) nuk kanë asnjë lidhje me islamin", tha në një deklaratë myftiu i Arabisë Saudite.

 Myftiu i madh i Arabisë Saudite, Abdel Aziz Al-Sheikh dënoi ashpër militantët e te vetëquajturit shtetit islamik (ISIS) dhe Al-Kaedën duke e cilësuar si armikun numër një të islamit.

 “Idetë ekstremiste, radikalizmi dhe terrorizmi (…) nuk kanë asnjë lidhje me islamin dhe autorët e tyre janë armiku numër një i islamit”, theksoi myftiu në një komunikatë duke përmendur Shtetin Islamik në Irak dhe në Siri si dhe Al-Kaedën.

 “Myslimanët janë viktimat kryesore të këtij ekstremizmi ashtu si dëshmojnë krimet e kryera nga të dyshuarit ISIS, Al-Kaeda dhe grupet që janë të lidhura me ata”, shtoi ai./KBI-Bujanoc.com/

1098 Shikime