Erdoan: Do të veprojmë me maturi dhe jo me ndjenja për Gazën

15.08.2014

Erdoan: Do të veprojmë me maturi dhe jo me ndjenja për Gazën


Erdoan: Do të veprojmë me maturi dhe jo me ndjenja për Gazën

“Çështja jonë ka të bëjë me qeverisjen e Izraelit dhe jo me popullin izraelit. Ne do të veprojmë me maturi dhe jo me ndjenja”, theksoi sot lideri turk gjatë Mbledhjes së Zgjeruar të Kryetarëve të Degëve të Partisë AK në rrethe.

Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan deklaroi se “fitues i zgjedhjeve presidenciale të 10 gushtit nuk është Erdoani, por 77 milionë qytetarët e Turqisë”. Shefi aktual i Ankarasë zyrtare mbajti sot një fjalim në Mbledhjen e Zgjeruar të Kryetarëve të Degëve të Partisë AK.

“Fitues i zgjedhjeve presidenciale të 10 gushtit nuk është Rexhep Tajip Erdoani, por 77 milionët, Turqia dhe të gjithë miqtë e vëllezërit tanë mbi rruzullin tokësor. Këto zgjedhje nuk kanë humbës. Me lejen e Allahut, kur të betohem përpara Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë dhe të filloj detyrën më datë 28 gusht, askush të mos shqetësohet apo dyshojë se do të jem Presidenti i 77 milionëve”, u shpreh Erdoan.

Ndër të tjera, ai u ndal gjithashtu mbi sulmet e Izraelit kundër Gazës.

“Çështja jonë ka të bëjë me qeverisjen e Izraelit dhe jo me popullin izraelit. Ne do të veprojmë me maturi dhe jo me ndjenja”, theksoi lideri turk.

Sa u përket komuniteteve pakicë në Turqi, Erdoan tha se “në botë nuk ka asnjë vend tjetër që të jetë kaq i ndjeshëm sa Turqia në lidhje me minoritetet, të cilat aktualisht jetojnë krejtësisht të qetë në Turqi”.

Një tjetër pikë e rëndësishme e fjalimit të Erdoanit ishte dhe Egjipti.

“Sot është 14 gushti, Dita e Rabias, dita e luftës heroike të opozitarëve të grushtit të shtetit në Egjipt. Aktualisht, kjo ditë e shënuar po mbështetet me aktivitete të ndryshme në të gjithë botën. Turqia është vendi i vetëm, që kundërshtoi masakrimin e demokracisë, masakrimin e njerëzve të pafajshëm dhe dramën njerëzore në Egjipt”, nënvizoi Presidenti i porsazgjedhur turk, Rexhep Tajip Erdoan./KBI-Bujanoc.com/

1023 Shikime