Gaza, avionët izraelitë shkatërruan tri xhami

22.07.2014

Gaza, avionët izraelitë shkatërruan tri xhami


Gaza, avionët izraelitë shkatërruan tri xhami

Avionët luftarakë izraelitë shkatërruan tri xhami në zona të ndryshme në të gjithë Rripin e Gazës, thanë dëshmitarët okularë.

Një aeroplan luftarak izraelit sulmoi njëpasnjëshëm xhaminë qendrore në qytetin e Gazës, duke shkatërruar atë plotësisht dhe duke shkaktuar dëme serioze në dhjetëra shtëpi aty pranë, thanë deshmitarët okularë për Anadolu Agency.

 Një tjetër sulm ajror goditi xhamine Al-Faruk në qytetin Rafah te Gazas jugore, ndërsa një sulm i tretë kishte në shënjestër xhamine Al-Abrar në Deir el-Balah në Gazan qendrore.

Burime palestineze mjekësore thanë per AA se nuk u raportuan viktima nga të tre sulmet ajrore ndaj xhamive.

Sipas vlerësimeve zyrtare palestineze, rreth 15 xhami u shkatërruan plotësisht dhe 25 të tjera janë dëmtuara pjesërisht që nga sulmi brutal kundër enklavës qe filloi dy javë më parë. /KBI-Bujanoc.com/

1074 Shikime