Gjykata: Holanda përgjegjese për vetëm 300 viktima të Srebrenicës

17.07.2014

Gjykata: Holanda përgjegjese për vetëm 300 viktima të Srebrenicës


Gjykata: Holanda përgjegjese për vetëm 300 viktima të Srebrenicës

Vendimi vjen në të njëjtën javë kur Bosnja kujtoi 19 vjetorin e asaj që është konsideruar të jetë masakra më e egër në Europë që prej Luftës së Dytë Botërore.

Një gjykatë holandeze ka vendosur se Holanda është përgjegjëse për masakrën e 300 boshnjakëve (myslimanë të Bosnjes) në Srebrenicë, gjatë vitit 1995.

Gjykata vendosi se paqeruajtësit holandezë nuk arritën për të mbrojtur boshnjakët, dhe janë shkaktar që civilët ranë pre ushtrisë serbo-boshnjake, e cila më vonë vrau mbi 8,000 civilë pasi holandezët i braktisën.

Forcat holandeze u dënuan për të mos qenë të vetëdijshme për potencialin për gjenocid, ndërsa do të paguaj kompensim për familjet e 300 viktimave.

"Në momentin që burrat ishin duke u dëbuar, trupat holandezet duhet të kenë qenë në dijeni se gjenocidi është duke u zhvilluar, dhe për këtë arsye ka pasur një rrezik serioz që ata burra të vriteshin," tha gjykatësi Peter Blok.

Megjithatë, "Nënat e Srebrenicës", një organizatë e grave që kanë humbur të dashurit e tyre gjatë masakrës, ishin zemërthyer për faktin se Hollanda është gjetur fajtore vetëm pjesërisht për vdekjen e 300 viktimave, e jo për më shumë se 8.000 të vdekurve.

Kjo do të thotë se shumica e grave dhe të afërmit e viktimave nuk do të kenë të drejtë për kompensim nga qeveria holandeze.

Vendimi vjen në të njëjtën javë kur Bosnja kujtoi 19 vjetorin e asaj që është konsideruar të jetë masakra më e egër në Europë që prej Luftës së Dytë Botërore.

Vendimi do të mund të krijojë një precedent me pasoja për vendosjen e trupave paqeruajtëse të ardhmen nga Holanda apo vende të tjera.

Gjatë luftës në Bosnje, batalioni holandez ishte dislokuar për të mbrojtur Srebrenicën, e cila kishte qenë caktuar një strehë të sigurtë nga Kombet e Bashkuara, por iu dorëzua ushtrisë serbe të komanduar nga Ratko Mlladiç, i cili është në gjyq për krime lufte në një gjykatë ndërkombëtare në Hagë.

Dështimi i ushtarëve holandezë për të mbrojtur burrat dhe djemtë myslimanë të Srebrenicës ka lënë një mbresë të thellë në politikë holandeze, duke kontribuar në dorëheqjen e qeverisë holandeze në vitin 2002.

Lufta tre-vjeçare boshnjake, në të cilën të paktën 100.000 njerëz u vranë, ishte më e përgjakshmja e një serie të konflikteve që shoqëruan shpërbërjen e Jugosllavisë në vitet 1990./KBI-Bujanoc.com/

1171 Shikime