Policia hyn në Lazarat, banorët qëllojnë me armë ndaj forcave speciale

17.06.2014

Policia hyn në Lazarat, banorët qëllojnë me armë ndaj forcave speciale


Policia hyn në Lazarat, banorët qëllojnë me armë ndaj forcave speciale

500 Forca policie vazhdojne te mbajne te rrethuar Lazaratin nderkohe qe kane avancuar deri tek kapanonet nga ku mendohet se qellohej me arme zjarri.

Ne kete moment te shtenat e armeve vazhdojne dhe situata eshte acaruar.

Mesohet se forcat e policise kane marre urdher te mos depretojne me teper ne brendesi te Lazaratit per arsye se mund te kete perplasje midis tyre dhe banoreve.

Operacioni i sotem ne Lazarat filloi ne oret e para te mengjesit pas nje nate me te shtena te shumta armesh. Ai drejtohet nga Drejtori i Policise se Shtetit Artan Didi dhe me perberje te forcave Speciale dhe te RENEA-s.

Ne nje njoftim zyrtare Policia e Shtetit thote se ka identifikuar 26 personat qe kane qelluar me arme, mes tyre edhe nje ish i denuar, por i amnistuar nga ish Presidenti Moisiu ne 2006, Gate Mahmutaj.

 

Ministri Tahiri thirrje banorëve të Lazaratit: Dorëzoni armët, s’ka Zot, që mund t’ju mbrojë

Ministri i Brendshem Sajmir Tahiri gjate nje aktiviteti, ku foli me shifra per luften ndaj narko-trafikut, u ndal edhe tek situata ne Lazarat. Ai u beri thirrje banoreve te ketij fshati, qe te dorezojne armet, pasi nuk mund te mbrohen ne asnje rrethane. /KBI-Bujanoc.com/

1225 Shikime