Zgjedhja e gjinisë së femijës,Hadith Profetike a.s.

12.12.2013

Zgjedhja e gjinisë së femijës,Hadith Profetike a.s.


Zgjedhja e gjinisë së femijës,Hadith Profetike a.s.

Transmeton Thevban r.a. që ka qenë te Pejgamberi s.a.v.s. kur i erdhi një rabin jehud, i cili mes tjerash e pyeti për fëmijën. Dhe u përgjigj: “Lëngu (fara) e mashkullit është e bardhë, ndërsa lëngu i femrës është i verdhë, dhe kur bashkohen dhe dominon lëngu i mashkullit mbi lëngun e femrës, bëhet mashkull, ndërsa kur dominon lëngu i femrës mbi lëngun e mashkullit, bëhet femër, me lejen e Allahut.” Tha jehudiu: “Të vërtetën e ke thënë, vërtet ti je Pejgamber!”, pastaj u kthye dhe u largua. Pastaj, Pejgamberi s.a.v.s. tha: “Më pyeti për atë që më pyeti, ndërsa unë nuk kam ditur për këtë, përderisa Allahu nuk erdhi me të (nëpërmes shpalljes).” Ky hadith paraqet mrekulli shkencore, sepse hulumtimet mjekësore kanë vërtetuar që lëngu i mashkullit është bazik (alkalik), ndërsa lëngu i femrës i thartë (acidik). Andaj, nëse në mjedisin vagjinal dominon lëngu alkalik, atëherë kjo përshpejton lëvizjen e shpejtë të spermatozoideve që bartin seksin mashkullor (kromozomi y), të cilët arrijnë deri te qeliza femërore dhe e mbarësojnë para spermatozoidit që bart seksin femëror (kromozomi x), sepse ata janë shumë të ngadalshëm dhe të rëndë, dhe kështu fëmi ja bëhet mashkull. Por, nëse në mjedisin vagjinal dominon lëngu acidik, i cili shkatërron spermatozoidet që bartin seksin mashkullor, sepse janë të dobët dhe pak rezistues, ndërsa mbijetojnë spermatozoidet që bartin seksin femëror, sepse janë të fuqishëm dhe të qëndrueshëm, atëherë vetëm ata arrijnë deri te qeliza vezë dhe e mbarësojnë, dhe fëmija bëhet femër. Fëmijët janë dhuratë e Allahut pa marrë parasysh a janë meshkuj apo femra, sepse i Lartësuari thotë:

“Vetëm i All-llahut është pushteti i qiejve e i tokës; Ai krijon çka të dojë; Ai i falë vetëm femra atij që do; e i falë vetëm meshkuj atij që do. Ose u fal çift, meshkuj e femra, por atë që do e lë pa fëmijë (steril); Ai është i dijshëm, i fuqishëm.” (Esh-Shura, 49-50)
Gjithashtu, fëmijët janë zbukurim i jetës së kësaj bote, gëzim i zemrës dhe kënaqësi e syve:
“Njerëzve u është zbukuruar dashuria ndaj të këndshmeve, ndaj grave, djemve e ndaj pasurisë së grumbulluar nga ari e argjendi, ndaj kuajve të stolisur, bagëtisë e bujqësisë. Këto janë kënaqësi të kësaj bote, po tek All-llahu është e ardhmja më e mirë.” (Ali Imran, 14)
Ndërsa në një vend tjetër thuhet:
“Pasuria dhe fëmijët është stoli e jetës së kësaj bote, kurse veprat e mira (fryti i të cilave është i përjetshëm) janë shpërblimi më i mirë te Zoti yt dhe janë shpresa më e mirë.” (El-Kehf, 46)
Zgjedhja e gjinisë së fëmijës nënkupton të gjitha punët ose veprimet të cilat njeriu i bën me qëllim të pasurit fëmijë mashkull apo femër. Kjo çështje nuk është bashkëkohore, sepse i ka rrënjët e saj në kohët dhe kulturat e lashta, por ajo që e bën këtë çështje aktuale në këtë kohë është përparimi i shpejtë i teknologjisë biomjekësore, e cila ka mundësuar në kohët e fundit zgjedhjen e seksit të fëmijës në bazë të diturisë, përqindja e suksesit të së cilës arrin deri në 99%.
Përpjekjet që të përcaktohet gjinia e fëmijës para lindjes, ose sipas dëshirës përcaktohet në periudhën e aktit të mbarësimit të qelizës, i kanë rrënjët nga kohët dhe kulturat e lashta. Dhe kështu varësisht nga shkalla e civilizimit, periudhës historike dhe mjedisit jetësor, këto përpjekje kanë marrë forma të ndryshme nga ato që bazohen në besime të kota dhe mosnjohjen e themelit biologjik të embrionit, e deri te këto për të cilat as sot nuk mund mohohet themeli në faktet dhe vëzhgimet reale.


Historiati i shkurtër i zgjedhjes së gjinisë së fëmijës


Mjeku grek, Hipokrati (460-377 p.e.s.), babai i mjekësisë, thotë se fëmija mashkull fillon në anën e djathtë të mitrës, ndërsa femra në anën e majtë. Aristoteli (384 - 322 p.e.s.), mendimtari dhe filozofi i madh grek, ka pohuar se gjinia e fëmijës varet nga epshi i pjesëmarrësit mashkull në marrëdhënien seksuale, d.m.th. sa më i flakët të jetë epshi i tij, është mundësia më e madhe e fëmijës mashkull.
Grekët kanë besuar se nga sperma e testisit të majtë bëhen fëmijët femër, ndërsa nga sperma e testisit të djathtë, fëmijët meshkuj, andaj edhe meshkujt sipas dëshirës për fëmijë e kanë lidhur një testis. Ky besim është mbajtur gjatë, kështu që fisnikët francezë nga dëshira për trashëgimtar mashkull iu kanë qasur metodës edhe më drastike, duke mënjanuar testisin e majtë.
Kalendari kinez i përcaktimit të gjinisë së fëmijës është vendosur para më shumë se 700 vjetëve dhe paraqet përpjekjet e para të lidhjes së kësaj çështjeje. Është bazuar në bërjen e lidhjes astrologjike mes seksit të fetusit, moshës së tij dhe viteve të nënës, dhe tërë kjo me pesë faktorë: uji, toka, druri, zjarri dhe metali. 
Transmetohet që Indusët para afro 500 vjetëve p.e.s. kanë vërtetuar se mund të ndikohet në zgjedhjen e gjinisë së fëmijës në disa situata duke konsumuar ushqimin e caktuar si dhe duke përdorur ilaçe të caktuar. Arabët kanë qenë të njohur në dhënien e përparësisë së fëmijëve meshkuj mbi femrat, për çfarë ka treguar Kur’ani fisnik.
Lidhur me gjininë e fëmijës sot ekzistojnë te popujt besime të ndryshme, zakone dhe “metoda” në përcaktimin e gjinisë së fëmijës sipas formës së barkut të shtatëzënës, e deri te bindja që me ndërmarrje të veçanta mund të ndryshohet gjinia e fëmijës edhe në shtatzëninë e vonshme!
Në Austri është regjistruar tradita që pas lindjes së fëmijës femër, placenta groposet te arra më e afërt, në mënyrë që fëmija i ardhshëm të jetë mashkull. Në Angli është besuar se fëmija mashkull më së sigurti mund të formohet në kohën kur fryen veriu. Përparimi i madh i biologjisë molekulare dhe zhvillimi i teknologjisë biomjekësore kanë mundësuar në kohën e fundit zgjedhjen e gjinisë së fëmijës në bazë shkencore.
Ndarja e spermatozoidit “mashkullor” (y) nga “femëror” (x) në kombinim me format e ndryshme të mbarësimit artificial si dhe diagnostika prenatale e gjinisë, është njëri nga “hitet” e fundit të teknologjisë në të ashtuquajturën reprodukim human. Edhe pse metodat ende nuk janë përpunuar mjaftueshëm por edhe përdorimi nuk është absolut, mundësia e gjinisë së dëshiruar të fëmijës ka zgjuar interesim të madh, ndërsa në SHBA dhe disa vende të Evropës janë ndërtuar klinika të shumta të specializuara për këtë ndërmarrje. Zgjedhja artificiale e gjinisë së fëmijës ka ngritur shqetësim në Perëndim për shkak të dimensionit etik të saj.
Në realitet kundërshtarët e zgjedhjes së ghinisë së fëmijës si frikë kryesore theksojnë ndryshimin e balancës natyrale të gjinisë në popullatë, e sidomos nëse në të ardhmen metoda përsoset dhe thjeshtësohet dhe bëhet e lirë, dhe me qasje të një numri të madh të çiftëve. Mirëpo, përfaqësuesit e zgjedhjes pohojnë që ky rrezik vërtet do të ekzistonte vetëm në vendet aziatike, sikurse Kina, ku pas ligjit parandalues të familjes që të mos kenë më shumë se një fëmi (1979) marrëdhënia e meshkujve ndaj femrave është rritur. Frika tjetër është që zgjedhja e fëmjëve meshkuj do të paraqiste diskriminim ndaj femrave e kjo do të ishte e papranueshme, etj.


A thua njohja dhe përcaktimi i gjinisë së fëmijës i kundërvihet akidës islame


Shtrohet pyetja: A thua ndonjë tekst i Sheriatit udhëzon që nuk mund të vijnë deri te njohja e gjinisë të feutsit? A mund t’i marrë dikush si argument fjalët e të Lartësuarit:
“S'ka dyshim se vetëm All-llahu e di kur do të ndodhë kijameti, Ai e di kur e lëshon shiun. Ai e di se ç'ka në mitra (të nënave), nuk e di kush pos Tij se çka do të ndodhë (çka do të punojë) nesër, dhe askush nuk e di, pos Tij, se në ç'vend (ose kohë) do të vdesë. All-llahu është më i dijshmi, më i njohuri.” (Llukman, 34)
- që njeriu nuk mund të njohë seksin e fëmijës derisa ai është në mitrën e nënës, e si të zgjedhë gjininë?
Njohja e gjinisë së fëmijës përderisa është në mitrën e nënës është gjë e gajbit (e panjohur dhe e padukshme), të cilën vetëm Allahu e di, për çfarë gjithashtu tregon edhe hadithi, të cilin e shënon Buhariu (7379): “Pesë janë çelësa të gajbit, nuk i njeh askush pos Allahut, askush nuk e di çfarë do të ndodhë nesër pos Allahut, askush nuk e di çfarë ka në mitra përveç Allahut, askush nuk e di kur do të bjerë shi pos Allahut, nuk e di njeriu në cilën tokë do të vdesë dhe askush nuk e di kur do të vijë fundi i botës.”
Mirëpo, në realitet është vërtetuar me përvojë dhe dituri që njeriu mund të dijë gjininë e fëmijës derisa është në stomak, si dhe mund të ndikojë në përcaktimin e seksit të fëmijës. A thua është e mundur që Kur’ani dhe Sunneti të mohojnë diç që ndodh në realitet? Si është përgjigjja e dijetarëve të islamit në këtë kolizion të teksteve të Sheriatit dhe realitetit?
Shumë dijetarë të sodit kanë dhënë përgjigje në këtë kontradiktë provizore, në mes tjerëve shejh Ibn Uthejmin, rahimehullah, (Mexhmu’n fetva ve resail 1/35). I pyetur për lidhjen në mes diturisë së mjekut se çfarë gjinie është fetusi (me ultrazë) dhe fjalëve të Lartësuarit:
“Ai e di se ç'ka në mitra (të nënave)”, dhe asaj që ka ardhur në tefsirin e Ibn Xheririt dhe Muxhahidit që njeriu e ka pyetur Pejgamberin s.a.v.s. për atë çfarë do të lindë gruaja e tij, dhe i Lartësuari e shpalli këtë verset, si dhe ajo që transmetohet nga Katade që kuptimi i versetit është që vetëm Allahu e di çfarë seksi është fëmija. Dhe përgjigjja qëndronte në sa vijon: “Mundësia e mjekut që me ndihmën e instrumenteve tejet precize (ultrazë) përcakton seksin e fëmijës në stomak nuk është në kundërthënie më versetin e përmendur. Sepse në verset në pesë gjërat e përmendura flet për gajbën (të panjohurën, të padukshmen), të cilin e di vetëm Allahu. Ndërsa gjërat e gajbit që janë të lidhura me fëmijën në stomakun e nënës kanë të bëjnë me sa vijon:
Kohën që do të kalojë në stomakun e nënës së tij, çfarë do të jeta jeta e tij, vepra, sa është furnizimi, a do të jetë i lumtur ose i palumtur, dhe a do të jetë mashkull apo femër, para se të formohet në trup. Dhe pasi që të formohet me trup, me këtë merr edhe karakteristikat e dukshme seksuale, diturinë për seksin e tij mashkull apo femër, nuk hyn në diturinë e gajbit (të panjohurës dhe të paditurës), sepse me formimin e tij bëhet pjesë e botës së dukshme paraqitëse. Përveç që atëherë fëmija në barkun e nënës është i mbështjellur me tre mbështjellës të errët, të cilët sikur të mënjanoheshin do të mund të tregohej gjinia e fëmijës.
Ndërsa rrezet e ultrazërit janë mjaft të fuqishme që mund të depërtojnë këto errësira dhe të mundësojnë që të tregohet gjinia e fëmijës. Në vetë versetin nuk është përmendur që dituria për atë që është në mitrën e nënës ka të bëjë me seksin e fëmijës, gjithashtu kjo nuk është e transmetuar as në Sunnet. Ndërsa hadithin që e transmeton Muxhahidi është mukati’un (i ndërprerë) - i dobët, sepse Muxhahidi është tabi’in, d.m.th. nuk e ka takuar Pejgamberin s.a.v.s., ndërsa e transmeton nga ai pa përmendjen e sahabiut në sened. Ndërsa shpjegimi i Katades ka të bëjë në atë që Allahu e di gjininë e fëmijës para se të formohet me trup, ndërsa pas formimit me trup, po për këtë kanë dituri edhe krijesat tjera (melekët ose mjeku nëpërmes ultrazërit). Për këtë Ibn Kethiri thotë në tefsirin e tij duke shpjeguar këtë verset në kaptinën Llukman: “Gjithashtu, askush nuk di përveç Allahut të madhërishëm çfarë ka në mitra nga ajo që i Lartësuari dëshiron të krijojë, mirëpo kur urdhëron (melekët) të jetë mashkull ose femër, i lumtur ose i palumtur, atëherë këtë e dinë edhe melekët që janë të obliguar dhe kushdo nga krijesat e Tij.”


Mrekullia shkencore - hadithi që flet për krijimin e gjinisë mashkullore ose femërore


A thua ndonjë tekst i Sheriatit flet për mënyrën e krijimit të gjinisë mashkullore apo femërore? Po, hadithi të cilin Muslimi e shënon në Sahihun e tij (742), i cili njëherësh është argument se krijimi i gjinisë së fëmijës i ka shkaset e tij, të cilat njerëzit mund t’i njohin dhe shfrytëzojnë. Në realitet, transmeton Sevbani r.a. që ka qenë te Pejgamberi s.a.v.s. kur i erdhi një rabin jehud, i cili në mes tjerash e pyeti për fëmijën. Dhe u përgjigj: “Lëngu (fara) e mashkullit është e bardhë, ndërsa lëngu i femrës është i verdhë, dhe kur bashkohen dhe dominon lëngu i mashkullit mbi lëngun e femrës, bëhet mashkull, ndërsa kur dominon lëngu i femrës mbi lëngun e mashkullit, bëhet femër, me lejen e Allahut.” Tha jehudiu: “Të vërtetën e ke thënë, vërtet ti je Pejgamber!”, pastaj u kthye dhe u largua. Pastaj, Pejgamberi s.a.v.s. tha: “Më pyeti për atë që më pyeti, ndërsa unë nuk kam ditur për këtë, përderisa Allahu nuk erdhi me të (nëpërmes shpalljes).” Komentuesit e hadithit, siç përmend Ibn Haxheri në Fet’hul-bari (11/270), kanë dy mendime për fjalën “fe ‘ala” (lëngu i mashkullit mbi lëngun e femrës): Një që d.m.th. mbizotëron, ndërsa e dyta – arrin para. Ky kuptim i dytë mohon vetë pjesën e parë të hadithit “Dhe kur takohen (lëngu i mashkullit dhe femrës)”, sepse nëse tanimë janë bashkuar lëngjet, atëherë si pas kësaj njëri do të arrijë para tjetrit. Që d.m.th. që kuptimi “mbizotëron, dominon” është i drejtë. Andaj ky hadith paraqet mrekulli shkencore, sepse e kanë vërtetuar hulumtimet mjekësore, për të cilën do të flasim detajisht në kapitullin e metodave të përcaktimit të gjinisë së fëmijës, që lëngu i mashkullit është bazik (alkalik), ndërsa lëngu i femrës i thartë (acidik).
Andaj, nëse në mjedisin vagjinal dominon lëngu alkalik, atëherë kjo përshpejton lëvizjen e shpejtë të spermatozoideve që bartin seksin mashkullor (kromozomi y), të cilët arrijnë deri te qeliza femërore dhe e mbarësojnë para spermatozoidit që bart seksin femëror (kromozomi x), sepse ata janë shumë të ngadalshëm dhe të rëndë, dhe kështu fëmija bëhet mashkull. Por, nëse në mjedisin vagjinal dominon lëngu acidik, i cili shkatërron spermatozoidet që bartin seksin mashkullor, sepse janë të dobët dhe pak rezistues, ndërsa mbijetojnë spermatozoidet që bartin seksin femëror, sepse janë të fuqishëm dhe të qëndrueshëm, atëherë vetëm ata arrijnë deri te qeliza vezë dhe e mbarësojnë, dhe fëmija bëhet femër.
Këtë shpjegim shkencor lidhur me këtë hadith e vërtetoi shkencëtari egjiptian, profesor Sa’d Hafidh, i cili jeton në Amerikë, themelues i shkencës mbi sterilitetin e mashkullit (El-I’xhazul ilmi, Zindani). Ky është edhe një vërtetim që (Pejgamberi s.a.v.s.):
“Dhe ai nuk flet nga mendja e tij. Ai (Kur'ani) nuk është tjetër pos shpallje që i shpallet.” (En-Nexhm, 3-4)
Mu këtë edhe vetë Pejgamberi s.a.v.s. e vërteton duke thënë në fund të hadithit: “Ndërsa unë nuk kam ditur për këtë, përderisa Allahu nuk erdhi me të (nëpërmes shpalljes).”


Statusi i sheriatit mbi përcaktimin e gjinisë së fëmijës


Qëndrimet e dijetarëve islamë bashkëkohorë rreth kësaj çështjeje mund të përmblidhen globalisht në dy mendime. Ekziston edhe mendimi i tretë, përfaqësuesit e të cilëve janë pa qëndrime (El-Mesailu et-tibbijje el-mustexhidde 1/232).
Mendimi i parë: Themel në zgjidhjen e gjinisë së fëmijës është lejimi dhe në këtë nuk ka zgjidhje nga ana e Sheriatit. Nga përfaqësuesit më të spikatur të këtij qëndrimi janë dijetarët: Abdullah el-Bessam, Mustafa Zerka, Salih ibn Humejd, Vehbe ez-Zuhajli, etj.
Gjithashtu, ky është mendim i Këshillit për fetva në Jordan dhe Komisionit për fetva nga Kuvajti (Ihtijaru xhinsil-xhenin, dr. Abdurrashid Kasim, faqe 68-72).
Mendimi i dytë: Puna në zgjedhjen e gjinisë së fëmijës nuk është e lejuar. Ky është qëndrim i dr. Muhammed en-Netshe, dr. Nasir ebul-
Besal dhe shejh Fejsal Mevlevi.
Gjithashtu, ky mendim është ai që mund të kuptohet nga fetvaja e komisionit të Përhershëm në Saudi në të cilën qëndron: “اështja e embrionit (fetusit) nga ana e krijimit të tij, të seksit të tyre mashkullor ose femëror është gajb (e panjohur) për të cilën nuk ka dituri askush pos Allahut të madhërishëm.” (Ihtijaru xhinsil-xhenin, dr. Abdurrashid Kasim, faqe 72-73)


Argumentet e mendimit të parë (Ru’jetun sher’ijjetun fi tahdidi xhinsil-mevlud, Halid el-Muslih, faqe 7-19)


Argumenti i parë: Themel në gjëra është lejimi përderisa nuk ka argument për ndalim, ky është rregull i Sheriatit, të cilin e përfaqëson zhumhur dijetarët (Sherhul-kevkebil-munir 1/325) dhe thotë Ibn Rexhebi që disa dijetarë thonë se në këtë është ixhma i dijetarëve (Xhamiul- ulumi vel-hikem 2/166), ndërsa ata që përfaqësojnë ndalimin nuk kanë argument në të cilin mund të mbështeten.

Argumenti i dytë: Disa pejgamberë kanë kërkuar nga Allahu në lutjet e tyre që t’u japë fëmijë mashkull. Ibrahimi a.s. bëri lutje me fjalët:
“Zoti im, më dhuro mua (një fëmijë) prej të mirëve!” (Es-Saffatë, 100)
Gjithashtu, i Lartësuari përmend lutjen e pejgamberit Zekerija a.s.:
“Zoti im, më fal edhe mua nga ana Juaj një pasardhës (fëmijë) të mirë.” (Ali Imran, 38)
Sikur të ishte e ndaluar kërkimi i fëmijës mashkull, i Lartësuari do t’u ndalonte të luteshin për atë që është haram.

Argumenti i tretë: Hadithi i saktë nga Sevbani r.a. të cilin e kemi cituar. Në këtë hadith, Pejgamberi s.a.v.s. e ka shpjeguar që krijimi i fëmijës mashkull ose femër ka rrjedhën e tij natyrale. Gjithashtu, hadithi me asgjë nuk tregon që krijimi i gjinisë së fëmijës është një gjë gajb (e panjohur) të cilin e di vetëm Allahu, por përkundrazi, sikurse edhe gjërat tjera natyrale që kanë shkaset e krijimit, të cilat kur i bëjmë fitojmë gjithmonë të njëjtin rezultat. Në argumentimin e këtij hadithi ekzistojnë dy vërejtje për të cilat Ibnul-Kajjimi gjatë e gjerë ka shkruar disa libra: Et-Turukul-hukmije (185), Tuhfetul-atfal (166), Miftahu darisse’ade (1/259), Medaruxhs-sali-kin (1/243).

Argumenti i katërt: Analogjia (kijas) e zgjedhjes së gjinisë së fëmijës me lejen e shërimit të sterilitetit. Në realitet, nuk ka ndarje mes dijetarëve që është i lejuar shërimi i sterilitetit. Nuk kanë parë në këtë dijetarët kundërthënien me versetin kuranor:
“... atë që do e lë pa fëmijë (steril).” (Esh-Shura, 50)
Atëherë marrja për kampione për zgjedhjen e gjinisë së fëmijës është më parë e lejuar, sepse kjo është aktivitet më i lehtë, më i vogël se përpjekja për t’u lindur fëmijë atyre që janë sterilë.


Argumenti i mendimit tjetër


Përfaqësuesit e këtij qëndrimi mbështesin qëndrimin e tyre me katër argumente, prej të cilëve argumenti më i fuqishëm është me sa vijon. Puna në përcaktimin e gjinisë së fëmijës është përzierje në veprat që janë kryesisht të cilësuara të Allahut, d.m.th. në krijimin e Tij, në dëshirën e Tij, si dhe përpjekje që të njihet gajbi (e panjohura) në atë që është në mitër për të cilën di vetëm Allahu. I Lartësuari thotë:
“Ai është që ju krijon (formon) juve në mitra ashtu si të dojë.” (Ali Imran, 6)
Thotë grupi i mufessirëve, sikurse Ibn Mes’udi dhe Katade, se këtu mendohet në formësimin e gjinisë mashkullore ose femërore (Xhamiul- bejan nga Taberiu, 3/169). Gjithashtu, në këtë kontekst janë fjalët e të Lartësuarit:
“All-llahu e di se ç'bart çdo grua, dhe (e di) çka pakësojnë e çka shtojnë mitrat.” (Er - Rra’d, 8)
Ndërsa në versionin mbi pesë çelësat e fshehtësisë (të panjohurës), i Lartësuari thotë:
“Ai e di se ç'ka në mitra (të nënave)...”(Lukman, 34)
Thotë grupi i mufessirëve duke shpjeguar këtë version që nuk di askush çfarë ka në mitra, mashkull, femër me lëkurë të zezë ose të kuqe (Xhamiul-bejan nga Taberiu, 21/88). Thotë mufessiri Xhessas në tefsirin e tij “Ahkamul-Kuran (5/60)”:
“Në këtë vend (version) Allahu Vetes ia ndau diturinë e asaj që është në mitra për të na treguar që askush pos Tij nuk e di këtë dhe se kjo është dituri e gajbit të cilën nuk e di kush pos Allahut.” Këtë e mbështet hadithi i Ibn Mes’udit r.a. kur meleku gjatë fryrjes së shpirtit thotë: “O Zot, mashkull apo femër?” Dhe Zoti yt përcakton çfarë dëshiron, dhe meleku shënon. (Muslimi, 2645).


Shpjegim:


E para - marrja e shkaseve të cilat Allahu i madhërishëm i ka bërë mënyrë e ardhjes deri te pasojat, pa marrë parasysh qoftë kjo në përcaktimin e gjinisë ose në diç tjetër, nuk përmban në vete përzierje në krijim dhe realizimin e dëshirës së Allahut që i atribuohet vetëm Allahut. Argument për këtë është që çdo gjë që bën robi, kjo nuk del nga përcaktimi i Allahut, dëshira dhe krijimi. I Lartësuari thotë:
“Po ju nuk mund të doni gjë, pos nëse do All-llahu...” (El-Insan, 30)
Dhe thotë:
“All-llahu është krijues i çdo sendi...” (Ez-Zumer, 62)

E dyta - puna në përcaktimin e gjinisë së fëmijës nuk mohon atributin e Allahut në njohjen e asaj që është në mitra, kjo është e qartë me sa vijon: Puna në përcaktimin e seksit nuk është asgjë, por marrje si shkas, i cili udhëheq deri te rezultati i caktuar. Ky rezultat ndonjëherë do të realizohet e ndonjëherë nuk do të jetë në asgjë tjetër. Nga ana tjetër, Allahu i madhërishëm disa prej krijesave të Tij i mundëson që të njohin seksin e fëmijës, disave me shpallje e disa këtë e dinë nga përvoja e që gjithë kjo paraqet një pikë ujë në detin e diturisë së Allahut. Dhe kështu e lajmëron melekun e obliguar për mitër, për të gjitha pesë gjërat e përmendura, në hadithin e Ibn Mes’udit r.a. në mes tjerash edhe për gjininë e fëmijës. Gjithashtu është vërtetuar se përcaktimi i gjinisë së fëmijës mund të njihet edhe me mendjemprehtësi (firas), ëndërr dhe ngjashëm. Për këtë dëshmon edhe dituria e Ebu Bekrit r.a. për atë që ishte në stomakun e gruas së tij para se të lindë, kur në prag të vdekjes i tha vajzës Aishe r.a. që ta ndajë një pjesë të caktuar pas vdekjes së tij për dy vëllezërit dhe dy motrat, ndërsa ajo i tha se ka vetëm një motër, Esman, e kush është e dyta, dhe iu përgjigj se ajo që është në stomakun e nënës është femër. (Maliku në Mevetta 1474)
Thotë dijetari maliki - Karafiu që kjo dituri e Ebu Bekrit r.a. nuk i kundërvihet atributeve të Allahut në njohjen e asaj që është në mitra, sepse dituria e Allahut nuk është e bazuar në shkakun nëpërmes së cilit fitohet njohuri, ndërsa Ebu Bekri r.a. këtë e ka njohur nëpërmes ëndrrës sikur që transmetohet. (Ez-Zehire, 6/229)
Gjithashtu, dijetari hanefit - Serahsi thotë se të folurit e Ebu Bekrit r.a. nuk është tregim për gajbin në bazë të mendjemprehtësisë së tij (firas). (El-Mebsut, 12/50) Raxhih (zgjedhja) mendimi në bazë të argumenteve është që themel në zgjedhjen e gjinisë së fëmijës, i lejuar, ndërsa në anën tjetër nuk ka argumente që tregojnë në ndalesë, ndërsa Allahu e di më së miri.


Kushtet dhe rregullat e përcaktimit të gjinisë së fëmijës


Analiza e shpejtë e raporteve dhe lajmeve për gjendjen mes njerëzve me atë që u ka sjellë përparimi i biomjekësisë në operimin e zgjedhjes së gjinisë së fëmijës tregon që ekzistojnë probleme të caktuara të cilat është e nevojshme me Sheriat, ligj dhe shoqëri duhet shëruar, me ç’rast do të ndalet fundi i keqpërdorimit të këtij përparimi shkencor, në mënyrë që të vihet në shërbim të njerëzimit. Në këtë kontekst ata që merren dhe interesohen me këtë çështje që u takojnë religjioneve dhe shteteve të ndryshme, ftojnë që të vendosen kushtet dhe rregullat e lejimit të zgjedhjes së gjinisë, me ç’rast do të mënjanohen dhe zvogëlohen dëmet e këtij fenomeni. Kushtet e lejimit të zgjedhjes së gjinisë së fëmijës nga aspekti i Sheriatit mund të rezymohen sa vijon (Dirasat fikhijje fi kadaja tibbijje muasire, 2/880):

1. Që zgjedhja e seksit të mos jetë ligj i obliguar shtetëror ose politikë e përgjithshme, por dëshirë personale e bashkëshortëve.
2. Që përcaktimi i gjinisë së fëmijës me rrugën mjekësore ta bëjnë vetëm ata që kanë nevojë për të, sikurse bashkëshortët që disa herë më radhë u lind e njëjta gjini ose për shkak të transmetimit të sëmundjeve trashëguese që janë të lidhura me kromozomin x. Kjo, tani më e aplikojnë disa shtete sikurse SHBA dhe Britania, të cilat kanë vërë kufizime të mëdha në qendrat e specializuara mjekësore për zgjedhjen e gjinisë.
3. Ndërmarrja e gjitha garancive që pengojnë përzierjen e spermatozoideve gjatë inseminimit artificial, i cili udhëheq në përzierjen e prejardhjes njerëzore. Për këtë rregull në Perëndim nuk vënë kujdes, ndërsa Islami sa i përket kësaj çështjeje është shumë rigoroz.
4. Ruajtja e vendeve të turpshme, d.m.th. zbulimi i trupit, i cili është i domosdoshëm që të zbulohet dhe kjo para personit të gjinisë së njëjtë.
5. Që zgjedhja e gjinisë së fëmijës të mos bëhet pa lejen e dy prindërve, sepse të dy kanë të drejtë te fëmija.


Karakteristika e qelizave seksuale


Për t’u kuptuar çështja e metodave të përcaktimit të gjinisë së fëmijës, doemos është që të njihen disa karakteristika themelore të qelizave seksuale. Teoritë paraprijëse mbi seleksionimin seksual bazohen në faktin që qelizat seksuale, spermatozoidi dhe qeliza vezë, kanë 23 kromozome, dhe bartin nga një kromozom seksual. Gjinia e fëmijës përcaktohet gjatë mbarësimit, d.m.th. nëse qeliza vezë e frytnon spermën me kromozom x, do të fitojmë fëmijë femër, por nëse sperma përmban kromozom y, do të kemi fëmijë mashkull. Gjinia e fëmijës, pra, në tërësi varet nga sperma, e cila e ka frytnuar qelizën vezë, e cila te gruaja del një herë në mes dy menstruacioneve. Ekuacioni i gjinisë femërore është: veza x + sperma x = xx = fëmijë femër. Ndërsa ekuacioni i gjinisë mashkullore: veza x + sperma y = xy = fëmijë mashkull.
Sperma përbëhet nga përzierja x dhe y kromozomeve, të cilat për shkak të karakteristikave do ta quajmë “x ekzistues” dhe “y i shpejtë”, ndërsa marrëdhënia e tyre në spermë është përafërsisht 50:50. “X ekzistues” është bartës i seksit femëror, spermatozoidet x janë më të mëdhenj, më të ngadalshëm dhe jetojnë më gjatë. Janë shumë më rezistues në florën vagjinale dhe mund të mbijetojnë bile edhe 5-6 ditë. “Y i shpejtë” është bartës i seksit mashkullor, spermatozoidet y janë më të vegjël, por kanë bisht më të gjatë që i bën më të shpejtë dhe më të lëvizshëm, por nuk janë rezistues dhe nuk mund të jetojnë gjatë, dhe në shumicën e rasteve vdesin në afat prej dy ditësh. Në bazë të këtyre karakteristikave të dukshme të spermatozoideve x dhe y, janë zhvilluar teoritë për atë se si mund të ndikojmë në rritjen e shanseve në fitimin e fëmijës së dëshiruar femër ose mashkull. Përveç kësaj, është me rëndësi të përcaktojmë ditën e saktë të ovulacionit me njërën nga metodat standarde. Ovulimi paraqet lirimin e një ose më shumë qelizave vezore nga vezorja, të cilat janë të përgatitura për mbarësim, dhe kjo në realitet paraqet periudhën mbarësuese të gruas.


Metodat e përcaktimit të gjinisë së fëmijës dhe statusi i sheriatit të tyre


Metodat e përcaktimit të gjinisë së fëmijës ndahen në dy grupe: metodat e përgjithshme jomjekësore dhe metodat mjekësore.


Metodat jomjekësore për zgjedhjen e gjinisë së fëmijës


Kur thuhet metodat jomjekësore nuk mendohet se të gjitha këto nuk janë mjekësore dhe të drejta, por që nuk zhvillohen në laboratorëdhe nën mbikëqyrjen e mjekut. Transmetohen shumë metoda dhe teori të ndryshme për përcaktimin e gjinisë, nga të cilat shumica praktikisht nuk janë vërtetuar ose janë zhdukur me kohë, dhe kështu nuk kanë rëndësi që të ndalemi në këto. Në këtë kapitull do të flasim vetëm për metodat të cilat janë prezente në praktikë mes njerëzve. (Ihtijaru xhinsil-mevlud ve hukmuhul-sheri’ nga Abdurrashid in Kasim)

Metoda e parë: Përdorimi i lëngjeve kimike përkatëse. Esenca e kësaj metode bazohet në atë që është e njohur që mjedisi acidik më tepër u përgjigjet më shumë kromozomeve x, d.m.th. atyre që bartin seksin femëror, ndërsa mjedisi alkalik u përgjigjet kromozomeve y, d.m.th. atyre që bartin seksin mashkullor. Për këtë, te gruaja që të përdorë dushin vagjinal me thartirë ose bazë në mënyrë që ta përgatitë mitrën për mjedisin përkatës kimik për seksin e dëshiruar. Në realitet, tajitja vagjinale është karakteristike sipas lëngut acidik, i cili mbron dhe pastron këtë organ nga bakteret. Kjo karakteristikë acidike e vagjinës nëse është në përqindje të madhe i shkatërron spermatozoidet brenda vagjinës e sidomos me kromozomet y (që bartin seksin mashkullor), sepse këta janë dobët rezistues dhe të vegjël në krahasim me kromozomet x (që bartin seksin femëror), të cilët janë rezistues në këtë thartirë.
Dr. Bloom ka menduar se mjedisi acidik i vagjinës është faktor më rëndësi në përcaktimin e gjinisë së fëmijës. Këtë e ka vërtetuar edhe mjeku gjerman, Anterberger, i cili vërejti se femrat që janë shëruar me natrium bikarbonat (bazë) kanë lindur më shumë fëmijë meshkuj sesa femra. Në bazë të kësaj ka konkluduar se mjedisi alkalik ndihmon lindjen e polit mashkullor nga mjedisi acidik, i cili ndihmon lindjen e polit femëror. Pas kësaj, shumë mjekë kanë bërë hulumtime që kanë vërtetuar të lartpërmendurën. Andaj, gruaja e cila dëshiron fëmijë mashkull, duhet që pesëmbëdhjetë minuta para marrëdhënies intime të bëjë shpëlarjen e vagjinës, kështu që duhet të marrë një lugë të madhe të natrium bikarbonatit (sodë bikarboni), duke e tretur në një litër ujë të vluar, e pastaj me këtë përzierje të bëjë shpëlarjen e thellë të vagjinës. Këtë duhet ta bëjë në ditën e ovulimit. E kundërta e kësaj, gruaja e cila dëshiron të lindë fëmijë femër, duhet të marrë një lugë të uthullës së bardhë dhe ta bëjë atë që u përmend më lart. Gjithashtu, për të fituar fëmijë mashkull, marrëdhënia intime duhet të jetë e thellë në mënyrë që kromozomet y të arrijnë deri te qafa e mitrës, ku është mjedisi alkalik. Disa mjekë kanë konstatuar që prija e një filxhani kafe ose ndonjë pije tjetër freskuese që përmban kofeinë gjysmë ore para aktit seksual, përshpejton lëvizjen më të madhe të kromozomeve y, me ç’rast jepet mundësia më e madhe e lindjes së fëmijës mashkull. Ndërsa, sa i përket fëmijës femër, akti seksual nuk duhet të jetë i thellë, gruaja nuk duhet të jetë aktive dhe nuk duhet të përpiqet të përjetojë orgazëm, si dhe që akti seksual duhet të bëhet së paku tre ditë para ovulimit. Kjo metodë nuk përmban në vete diç që nga ana e Sheriatit kërkon ndalesën e saj.

Metoda e dytë: Kryerja e aktit seksual në kohë të caktuar. Nëse marrëdhënia seksuale kryhet para kohës së ovulimit (d.m.th. me zbutjen e qelizës vezë nga vezorja), kromozomet y që bartin seksin mashkullor, meqë janë të lehtë dhe të shpejtë do të vijnë deri te caku para kromozomeve x, por nuk do ta gjejnë qelizën vezë, pastaj do të vdesin, sepse janë të dobët dhe jetojnë shkurt (nuk jetojnë më shumë se dy ditë). Atëherë këtu mbetet hapësira për kromozomet x që bartin seksin femëror, ata janë të qëndrueshëm, të fortë dhe jetojnë gjatë (bile deri në gjashtë ditë), dhe kur arrijnë dhe bëhet ovulimi në ditët vijuese, atëherë me lejen e Allahut bëhet fëmijë femër. Dr. Cutler thotë se kur kryhet mbarësimi dy deri tri ditë para ovulimit, fëmijët që lindin janë 80% femra, por nëse ndodh mbarësomi disa orë pas ovulimit, 80% të fëmijëve të lindur janë të seksit mashkullor. Andaj, femra që dëshiron fëmijë mashkull, duhet të ruhet nga marrëdhënia seksuale deri në kohën e ovulimit, e kjo është në shumicën e rasteve dita e 14 nga fillimi i ciklit menstrual, tek ato gra që kanë cikël të rregullt. Por, nëse cikli menstrual është i parregullt dhe nuk dihet saktë kur është termi i ovulimit, atëherë ajo do të vërtetojë kohën e ovulimit në njërën prej këtyre mënyrave: - Me matjen e temperaturës trupore, sepse ajo në momentin e ovulimit rritet për 0,5 deri 1 shkallë.
- Përcjellja e ndryshimeve të sekretit nga qafa e mitrës, sepse mitra pesë ditë nga ovulimi tajit sekret të dendur, ngjyrë baltë dhe viskoz, dhe ky sekret ngadalë zvogëlohet derisa nuk zhduket tërësisht pas ndaljes se mbarësimit.
- Përdorimi i mjeteve bashkëkohore për përcaktimin e termit të ovulacionit. Andaj, ata që dëshirojnë fëmijë mashkull, te mashkulli varet që ta lërë marrëdhënien seksuale deri te termi i ovulimit, kështu që do të bëjë që kromozomet y që bartin seksin mashkullor, të jenë të fuqishëm dhe numri i tyre do të jetë i madh, dhe që mbarësimi i qelizës vezë do të ndodhë mu atëherë kur ajo lëshohet (e ajo nuk jeton më shumë se 24 orë). Dhe meqë kromozomet y janë më të lëvizshëm dhe më të shpejtë se kromozomet x (që bartin seksin femëror), më parë do të arrijnë dhe do të mbarset fëmija mashkull me lejen e Allahut. Ndërsa, ata që dëshirojnë fëmijë femër, ata duhet të kenë marrëdhënie seksuale për çdo ditë, sepse me këtë do t’i dobësojnë kromozomet y që bartin seksin mashkullor, ndërsa marrëdhënia e fundit duhet pasur tre ditë para ovulimit. Kjo metodë sikurse edhe ajo më parë nuk është asgjë tjetër pos lejim për marrjen e kampionëve.

Metoda e tretë: Dieta. Janë bërë hulumtime që kanë vërtetuar se ushqimi i femrës ndikon në ndryshimin e gjendjes në mitër duke rritur disa materie dhe zvogëlon prezencën e tjerave që gjatë mbarësimit rezulton me përcaktimin e seksit të fëmijës. Në realitet, shkencëtari gjerman Herst në vitin 1935 bëri hulumtime mbi ndikimin e kaliumit në organizmat e gjallë. Ai në enën me ujë vendosi krimba, e pastaj u shtoi kalium. Gjëja që ia tërhoqi vëmendjen ishte që sa më shumë i shtonte kalium, rritej lindja e krimbave meshkuj. Dy mjekë kanadezë vërtetuan se 50 gra që lindën fëmijë meshkuj, 40 prej tyre ishin në dietë të pasur me kripëra, si dhe ushqim që përmbante pak kalcium dhe magnezium, ndërsa në anën tjetër 50 gra që lindën fëmijë femra e që ishin në dietë të pasur me kalcium dhe magnezium, me sasi të vogla të natriumit. Gjithashtu, hulumtimet kanë vërtetuar se femra e cila në ushqim mbështetet në ushqim bimor duke u larguar nga mishi, është rast i madh që do të lindë femër. Andaj, gruaja e cila dëshiron të lind fëmijë mashkull, ushqimin duhet ta ketë të pasur me natrium dhe kalium, sikurse lëngjet natyrale, mjaltë, mish, kafe, çaj, ushqim i njelmët dhe perime, ndërsa gruaja e cila dëshiron të lind fëmijë femër, duhet të ketë ushqim të pasur me kalcium dhe magnezium, sikurse qumësht dhe prodhime të qumështit, ujëra mineral, vezë, kakao, arra dhe badem. Shpjegimi i kësaj teorie është sa vijon: Ushqimi dietal i lartpërmendur shkakton ndryshime fiziologjike në membranën e qelizës vezë e cila për shkak të këtij ndryshimi pranon dhe tërheq vetëm farën e njërit lloj (kromozomin x ose kromozomin y). Grupi tjetër i shkencëtarëve shpjegon se ky ushqim dietal ndikon në realitet në shkallën e aciditetit të sekretit vagjinal, i cili luan rol të madh në arritjen e spermatozoideve deri te qeliza vezë. Gjithashtu edhe kjo metodë e zgjedhjes së seksit të fëmijës nuk përmban në vete diç që do ta bënte të ndaluar sipas Sheriatit. Përqindja e fitimit të seksit të dëshiruar të fëmijës nga secila metodat e lartpërmendura sillet në mes 70% deri në 80%.

Metoda e katërt: Harmonizimi i marrëdhënies seksuale me lëvizjet e hënës. Nuk lejohet puna me këtë metodë, sepse nuk është e bazuar në përvojë dhe ndjeshmëri, por paraqet një gjë boshe të lidhur me astrologjinë dhe besimin që trupat qiellorë ndikojnë në ndodhi.

Metoda e pestë: Kalendari kinez. Është i bazuar në lidhjen astrologjie në mes seksit të fetusit, moshës së tij dhe moshës së nënës, dhe kjo e tëra e lidhur me pesë faktorë: ujin, tokën, drurin, zjarrin dhe metalet. Nga ana e Sheriatit është e ndaluar për shkak të besimit se trupat qiellorë ndikojnë në ndodhitë tokësore e në mes tjerash edhe në seksin e fëmijës.

Metoda e gjashtë: Metoda e llogaritjes matematikore. Kjo metodë bazohet në mbledhjen e numrit të shkronjave të emrit të nënës, nënës së nënës saj, ditës së muajit kur ka filluar shtatzënia, me ditën e muajit kur do të lindë. Dhe nëse mbledhja është tek, do të jetë mashkull, nëse është çift, do të jetë femër. Kjo metodë është haram, sepse bazohet në marrjen e shkakut e që si në Sheriat ashtu edhe në realitetin fizik nuk mund të jetë shkas i
ngjarjeve.
Komisioni i përhershëm për fetva në Saudi për kalendarin kinez ka thënë se është gënjeshtër dhe është obligim asgjësimi dhe mosshpërndarja në mes njerëzve. (Fetvaja nr. 21820, e datës 22.01.1422)
Ka ardhur edhe në fetvanë e Qendrës për fetva nën mbikëqyrjen e Abdullah Fekihut (Fetava esh-shebektil-islamijje 5/3302) që nuk është e lejuar mbështetja në metodat e lëvizjes së hënës dhe llogaritjes matematikore,
sepse janë vepra të magjistarëve dhe astrologëve që kanë bërë që ditët, muajt, emrat e personave kanë ndikim në krijesa dhe që janë mjete nëpërmes së cilave njihet gajbi (e panjohura), e ky është një prej harameve më të mëdha, sepse paraqet shirk, të cilin Allahu e ka ndaluar.


Metodat mjekësore për zgjedhjen e gjinisë së fëmijës


Me këtë nënkuptohen metodat që kërkojnë intervenimin klinik dhe laboratorik, e këto janë:

Metoda e parë: Metoda natyrale, e cila bazohet në përcaktimin e seksit të fëmijës duke bërë abortin e fetusit nëse nuk është seksi i dëshiruar. Kjo metodë nuk është e lejuar, sepse është e bazuar në aktin e abortit, i cili sipas mendimit të drejtë të dijetarëve nuk lejohet pa shkase të arsyeshme të Sheriatit, e të mos flasim për pasojat e dëmshme për trupin e femrës dhe sterilitetin për shkak të aborteve të shpeshta.

Metoda e dytë: Përcaktimi i spermës me metodën e albuminës sipas Ericssonit, e pastaj mbarësimi artificial. Metoda e Ericssonit bëhet me mënyrën e mbarësimit artificial pa marrë parasysh qoftë e jashtme (i ashtuquajtur fëmijë nga epruveta), ose e brendshme, përqindja e suksesit të shtatzënisë është 25%, ndërsa të fituarit e seksit të dëshiruar arrin deri në 80%.

Metoda e tretë: Metoda e Johnsonit bëhet nëpërmes mikro-inseminimit jashtë trupit të femrës, e cila është shumë më precize, dhe pas vërtetimit të seksit të fëmijës, fëmija embrion vendoset në mitër, ndërsa përqindja e suksesit me këtë metodë është 50%, kurse fitimi i seksit të dëshiruar arrin përqindjen bile deri në 99%. Statusi i Sheriatit të këtyre dy metodave mbi rregullat e mbarësimit artificial në të cilën Kolegji i drejtësisë Islame (Kararat ve tevsijat, faqe 74-76), në mes tjerash ka sjellë qëndrim që nga gjitha llojet dhe format që ekzistojnë në praktikë, lejohen vetëm dy forma:
1. Që të merret spermatozoidi i burrit dhe qeliza vezë e bashkëshortes, pastaj të bëhet inseminimi artificial në laborator e pastaj embrioni të vendoset në mitrën e bashkëshortes (i ashtuquajtur mbarësim artificial i jashtëm).
2. Që të merret spermatozoidi i burrit dhe të vendoset në vendin përkatës të organit seksual të bashkëshortes (i ashtuquajtur mbarësim artificial i brendshëm).
Pas parashtrimit të metodave jomjekësore dhe mjekësore të përcaktimit të seksit të fëmijës, mund të konstatojmë që ai i cili ka nevojë për zgjedhjen e seksit të fëmijës, që tri metodat e para jomjekësore të ashtuquajtura metoda popullore: përdorimi i lëngjeve kimike përkatëse, kryerja e aktit seksual në kohë të caktuar dhe dieta, nga ana e Sheriatit janë të lejuara dhe më së miri të shfrytëzuara. Ndërsa metodat mjekësore (Ericssonit dhe Johnsonit) nuk duhet shfrytëzuar, përveç në nevojë, sikurse shërimi i sëmundjeve trashëguese, duke plotësuar kushtet e lartpërmendura.
Ky është qëndrim i Kolegjit për drejtësi Islame pranë Rabitës (Konferenca e 19.11.2007 në Mekë). Ve bil-lahi teufik.

Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi. /KBI-Bujanoc.com/

5505 Shikime