Kur bëhet dhikri pas namazit farz dhe pas synetit?

24.05.2014

Kur bëhet dhikri pas namazit farz dhe pas synetit?


Kur bëhet dhikri pas namazit farz dhe pas synetit?

Autor: Ibrahim Beqiri

Tek hanefitë, dhikri bëhet pas farzeve atëherë kur pas tyre nuk ka synete të rregullta, sikur që është në namazin e sabahut dhe të iqindisë, përndryshe është veprim i urryer (mekruh) zgjatja e uljes pas kryerjes së farzit, nëse pas tij vijonë ndonjë namaz synet.

Argument për këtë është hadithi që gjendet te koleksioni i Imam Muslimit, të cilin e transmeton Aishja r.a., ku thuhet: “Pejgaberi i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të, kur falte namazin e obliguar (farzin), nuk qëndron me tepër ulur sa të thoshte ‘All-llahum-me entes-selamu ve minkes-selam tebarekte ja dhel xhelali ve-l-ikram’”.

Nga pricipet e Islamit, si rëndom, është që fillimishit të kryhet vepra, respektivisht ibadeti, e më pas të kërkohet prej Allahut që ajo të pranohet. Qëllimi i dhikrit, istigfarit dhe lutjes pas namazit bëhet për dy arsye: e para, për ndonjë lëshim të mundshëm gjatë namazit dhe, e dyta, për të kërkuar pranimin e namazit nga Allahu i Madhërishëm.

Argument për këtë është fjala e Allahut të Madhërishëm në  Kur’anin fisnik, ku thuhet: “(Dhe kujto atë kohë) kur Ibrahimi dhe Ismaili ngritën themelet e Qabes (e u lutën): “O Zoti ynë! Prano prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë Ti je ai, që i dëgjon të gjitha dhe që të gjitha i di!”(El-Bekare, 127).

“Bëju i  vendosur  në anën e tyre të cilët i luten Zotit të vet, në mëngjes dhe në mbrëmje, me dëshirë që të meritojnë kënaqësinë e Tij…” (El-Kehf, 28).

Tefsirologët gjatë komentimit të pjesës së ajetit “i luten Zotit të vet, në mëngjes dhe në mbrëmje”, thonë se sahabët, shokët e Muhammedit a.s., në mëngjes i luteshin Allahut xh.sh., që t’ua mundësojë kryerjen e ibadeteve, ndërsa në mbrëmje kërkonin fajle për ndonjë lëshim eventual.

Shikuar në këto argumente, atëherë del në pah se, fillimisht, duhet të kryehen namazet të cilat përfundojnë qofshin vetëm me farze apo edhe me synete, dhe vetëm në fund të bëhet dhikri, istigfari dhe lutja.

/KBI-Bujanoc.com/

4633 Shikime