Përse Miraxhi u bë nga Kudsi dhe jo nga Meka

24.05.2014

Përse Miraxhi u bë nga Kudsi dhe jo nga Meka


Përse Miraxhi u bë nga Kudsi dhe jo nga Meka

Shejh Atija Sakr

Udhëtimi i Israsë startoi nga qyteti i shenjtë i Mekës dhe përfundoi në xhaminë Aksa, në tokën e Shamit, gjë e cila përmendet qartë në Kuranin fisnik. Ky udhëtim ishte një mrekulli, të cilën kush e mohon ka bërë “kufër-mosbesim” pasi ka mohuar një lajm të Kuranit.

Njëkohësisht, udhëtimi i Miraxhit ishte dhe ai një mrekulli, të cilën e konfirmon tradita profetike dhe për atë që e mohon, ekziston një debat mes dijetarëve, nëse është qafir apo fasik.

Në disa transmetime, thuhet se Miraxhi u bë nga Meka nëpërmjet Burakut, edhe pse transmetimet që pohojnë se Miraxhi u krye nga xhamia Aksa janë më të forta. Vetë fakti që këto transmetime cekin se udhëtimi i Miraxhit nga Meka u bë me Burak, është i çuditshëm, pasi udhëtimi do të bëhej në lartësitë e qiejve dhe jo në tokë për të cilën ishte e përshtatshme Buraku. Ndoshta koleksionuesit e këtyre haditheve kanë bërë një lapsus dhe kanë shkruar “Miraxh” në vend të “Isra”.

Është normale që udhëtimi i Israsë të startojë nga Meka, siç e tregon dhe Kurani këtë fakt. Profeti Muhamed a.s ka jetuar në këtë vend që nga lindja e tij, aty është rritur dhe që aty e nisi misionin e tij. Udhëtimi i Israsë u parapri nga disa ngjarje. Udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit u zhvillua drejt një destinacioni shumë të largët nga Meka dhe kjo për disa urtësi, nga të  cilët mund të cekim:

1.   Të shkaktojë habi tek idhujtarët, pasi si ishte e mundur që të përshkohej një distancë kaq e madhe. Prandaj dhe kur Profeti a.s u tregoi, ata i kërkuan t’ua përshkruajë xhaminë Aksa.

2.   Xhamia Aksa mblodhi të gjithë profetët e parakaluar, të cilët e festuan bashkërisht lidershipin e profetit Muhamed a.s në misionin hyjnor, duke u falur pas tij. Me këtë, sikur Zoti i thoshte:”Nëse nuk të besojnë idhujtarët, të besojnë vetë profetët dhe të dërguarit e Mi, të cilët janë njerëzit më të mirë që kanë jetuar mbi tokë”. Sigurisht që ky ishte një ngushëllim shumë i madh për profetin Muhamed a.s dhe një motiv për të vazhduar misionin e tij.

3.   Në mirëpritjen që profetët e parakaluar i bënë profetit Muhamed a.s, kuptohet se të gjitha fetë janë unike. Në një hadith të transmetuar nga profeti Muhamed a.s, thuhet se:”Profetët janë vëllezër nga babai me nëna të ndryshme, ndërkohë që feja e tyre është një.”

4.   Gjithashtu, fakti që profeti Muhamed a.s u fal si imam i profetëve të tjerë, ishte sinjal se islami do të përhapej pavarësisht pengesave dhe përpjekjeve të banorëve të Mekës për ta shuar një herë e mirë. Ai ishte sinjal se islami do të përhapej në mbarë botën, sepse ai ishte esenca e të gjithë mesazheve të tjera hyjnore, sepse përmbante të gjithë principet e duhura dhe të përshtatshme për jetën e njerëzimit në çdo kohë dhe vend.

Udhëtimi i Miraxhit u bë nga xhamia Aksa, për të qenë një festë qiellore pas një feste tokësore. Ai do të shkelë atje ku nuk ka shkelur as dhe një profet tjetër. Në çdo qiell profeti Muhamed a.s pritej nga një profet, duke e nderuar ashtu siç e nderuan në tokë. Secili nga këta profetë përfaqësonte një etapë nga jeta e profetit Muhamed a.s, si për ti kujtuar triumfin e tyre por edhe vuajtjet që kishin kaluar me popujt e tyre.

Këto ishin disa nga shkaqet përse udhëtimi i Miraxhit ishte nga xhamia Aksa dhe jo nga Meka, siç ishte Isra. Megjithatë, mbetet që secili të ketë përjetimet dhe të radhisë shkaqe të tjera sipas frymëzimit. Sekretet dhe urtësitë në librat e shenjtë janë pafund.

 

Përktheu: Elmaz Fida    /KBI-Bujanoc.com/

1193 Shikime