Danimarka e hapur për armatosjen e opozitës siriane

22.05.2014

Danimarka e hapur për armatosjen e opozitës siriane


Danimarka e hapur për armatosjen e opozitës siriane

Danimarka është e përgatitur për të siguruar armë për grupet e moderuara të opozitës në Siri, ka njoftuar ministri i jashtëm danez Martin Lidegaard.

Në një intervistë me gazetën daneze Berlingske, Lidegaar tha: "Furnizimi me armë në Siri është jo pak problematik."

Por Lidegaard, i cili vizitoi kampet sirianë në Turqi javën e kaluar, shtoi: "Unë dua të marr në konsideratë se si ne mund ti japim përkrahje opozitës së moderuar, dhe si mund ti ndihmojmë ata në fushën e betejës. Armët e rënda janë përfshirë në këto përkrahje. "

Deri tani, Danimarka ka hedhur poshtë armatosjen e opozitës në Siri për shkak të rrezikut se armët mund të përfundojnë në duart e rebelëve ekstremist. /KBI-Bujanoc.com/

745 Shikime