Mali – Të premten përurohet xhamia Sulltan Ejub

04.12.2013

Mali – Të premten përurohet xhamia Sulltan Ejub


Mali – Të premten përurohet xhamia Sulltan Ejub

Ka filluar numërimi drejt zeros për përurimin e Xhamisë së Sulltan Ejubit në kryeqytetin Bamako të Malit, një vend ky me 90 për qind të popullsisë myslimane.

Xhamia e Sulltan Ejubit (Ebu Ejub el-Ensari) në Bamako, e cila u ndërtua me kontributin e popullit turk, do të jetë xhamia e parë me arkitekturë otomane në Afrikën Perëndimore.

Hapja për adhurim e kësaj xhamie, që bie në sy me minaren e saj 33 metra të lartë, kubetë dhe arkitekturën e pazakontë për qytetarët e Malit, është vetëm disa ditë larg.

Xhamia e Sulltan Ejubit në Bamako, që u ndërtua me fondet e grumbulluara përmes një fushate të përbashkët donacionesh nga Fondacioni Fetar i Turqisë (Türkiye Diyanet Vakfı), Myftinia e Bashkisë Ejyp të Stambollit dhe Këshilli i Lartë Islam i Malit, do të përurohet dhe hapet për adhurim gjatë namazit të xhumasë, më datë 6 dhjetor.

Zbukurimet, pllakat me glazurë, mermerët dhe shumë materiale të tjera, që janë përdorur për ndërtimin e kësaj xhamie të stilit osman, janë dërguar nga Turqia./trt/

574 Shikime